• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen vendet ku nënshtetësia është në shitje

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një industri e re botërore ka lulëzuar gjatë viteve të fundit, kur gjithnjë e më shumë njerëz kanë shansin të blejnë një nënshtetësi apo rezidencë. Kjo është lista me vende dhe çmime për këtë punë. Programe të ndryshme ekonomike po i lejojnë të huajt të blejnë në mënyrë të ligjshme një nënshtetësi apo një leje qëndrimi – në këmbim të investimeve të konsiderueshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar rritjen e shpejtë të këtij fenomeni, duke sugjeruar se klima aktuale gjeopolitike i ka shtyrë njerëzit të kërkojnë për “parajsa të sigurisë politike dhe ekonomike”. Por ka shumë raste që blerja e nënshtetësisë apo rezidencës bëhet edhe për të reduktuar detyrimet fiskale.

Pavarësisht se oferta të tilla janë shtuar së fundmi, programe të ngjashme kanë qenë në funksionim në shumë vende prej dekadash. Kombi me dy ishuj St Kitts dhe Nevis, për shembull, kanë ofruar nënshtetësi përkundrejt investimeve që nga viti 1984.

Tabela më poshtë paraqet vendet ku nënshtetësia është e ofruar. Tabela tregon se megjithëse ky është një fenomen më së shumti Europian dhe i zonës së Karaibeve, programe të ngjashme ekzistojnë në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandën e Re.

uhf_fFfE0IPa40sh20aSRiwuKE3jp5xGeQ4o0SLbY8Y

Në krye të tabelës janë vendet që ofrojnë një program të “nënshtetësisë ekonomike”, dhe ku nënshtetësia ofrohet brenda një periudhe shumë të shkurtër. Opsioni më i lirë është Dominika, ku mund të bëhesh nënshtetas përkundrejt një investimi prej 100 mijë dollarësh (plus tarifat) dhe me vetëm një intervistë ballë për ballë.

Ka një dallim mes vendeve që ofrojnë drejtpërsëdrejti një pasaportë pa kushte në këmbim të investimit dhe vendeve ku, përveç investimit, ka kushte mbi kohën e qëndrimit apo kohën që duhet të kalojë nga aplikimi deri te marrja e nënshtetësisë.

Kështu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të vërtetë mund të marrësh nënshtetësi përkundrejt investimit që nga viti 1990, por përveç gjysmë milioni dollarësh minimum investimi, duhet të kalosh procedurat shtatëvjeçare si dhe të jetosh në SHBA për të paktën 180 ditë në vit. Në Zvicër, nënshtetësia jepet përkundrejt një investimi prej 250 mijë frangash zvicerane, por këtu duhet të kalojnë 12 vjet që ta marrësh ndërsa nuk ka nevojë të jetosh në Zvicër asnjë ditë gjatë kësaj kohe. Franca është vendi që pranon në këtë mënyrë vetëm investitorët super të pasur. Atje duhet të investosh 10 milionë euro si dhe të presësh pesë vjet para se të marrësh nënshtetësinë. Nëse dëshiron opsione më të lira për pasaportë europiane, ke Greqinë me 250 mijë euro dhe 7 vjet pritje por jo detyrim për rezidencë, ose Irlandën, ku kërkohen 500 mijë euro por nuk ka periudhë pritjeje dhe as detyrim për të jetuar atje.

Hapja e një vendi ndaj investimeve në këmbim të nënshtetësisë mund të krijojë një kanal të rëndësishëm të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ku vendi më i suksesshëm duket se është St Kitts dhe Nevis, ku paratë e investuara në këtë mënyrë arrijnë deri në 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një kompani konsulence, Henley & Partners, vlerëson se investitorët kanë investuar deri në 2 miliardë euro në vit në shkëmbim të një nënshtetësie nëpër botë.

Pse njerëzit e blejnë nënshtetësinë?

Arsyeja kryesore është që investitorët gjejnë në këtë mënyrë mundësinë për të vendosur familjen në vende të lakmueshme si SHBA-ja, Britania apo Australia ndërsa për shumë të tjerë, një pasaportë e një vendi të caktuar ofron mundësi të mëdha për udhëtime pa viza në një numër të madh vendesh. Në këtë drejtim, pasaportat e Maltës apo Qipros ofrojnë një numër të madh vendesh ku udhëtohet pa vizë./BIRN

ma.me

Next Post

(VIDEO) Shikoni një “Lamborghini” 200 mijë euro që tërheq karrocën me dhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In