• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen pamjet: Ja qelitë e sigurisë së lartë “41-bis” (VIDEO)

by A R
20/10/2019 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjimi i sigurisë “41-bis” në burgjet shqiptare do implementohet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313, ose siç njihet ndryshe IEVP, “Jordan Misja”, si edhe në IEVP-në e Peqinit.

Agjencia Telegrafike Shqiptare pa nga afër ambientet ku të dënuarit apo të paraburgosurit që do t’i nënshtrohen këtij sistemi do të qëndrojnë për të paktën 1 vit kalendarik.

Sistemi “41 bis”, që hyri në fuqi në fund të janarit të këtij viti ende nuk ka njohur “banorët” tij për shkak se pritet të ngrihet Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale (SPAK), pasi do të jetë pikërisht drejtuesi i këtij institucioni që do të bëjë kërkesën e arsyetuar dhe kjo kërkesë do të merret në shqyrtim nga Ministri i Drejtësisë, i cili do marrë vendimin final për këtë çështje, vendim që mund të ankimohet në Gjykatë nga i dënuari apo shtetasi në paraburgim.

Ky regjim sigurie implementohet për herë të parë në sistemin e burgjeve shqiptare dhe zhbën të ashtuquajturit VIP-a, kapo ose diskriminues pozitivë çfarë do të prodhojë në sistemin e burgjeve më shumë siguri dhe qetësi për të gjithë të dënuarit.

Ky regjim zbatohet për të dënuar dhe të paraburgosur që gjykohen dhe janë dënuar për vepra penale sipas neneve 79 , 230, 231, 232 , 234, 283, 284, 333, 334 çfarë i akuzon ata si grup i strukturuar kriminal, si banda e armatosur ose autorë e organizatorë të veprave me qëllime terroriste. Të gjithë të dënuarit e paraburgosur që përfshihen në këto nene të Kodit Penal mund të jenë pjesë e 41 BIZ. Të gjitha ata të dënuar dhe të paraburgosur që janë aktorë ose organizatorë të drejtpërdrejtë të cenimit të sigurisë dhe qetësisë do të jenë po ashtu, kontigjente për të qenë pjesë e këtij regjimi të posaçëm “Bis””.

Përmes këtij sistemi, të dënuarve nuk iu shkelet e drejta e tyre, por brenda këtij regjimi iu lind e drejta për të ankimuar këtë lloj dënimi. Gjykata do të japë mendimin e vet pas provave të paraqitura nëse do të vazhdojë ose jo i dënuari më tepër se një vit dënimin.

Ministria e Drejtësisë pasi të jetë bërë ankesë nga avokati dhe i dënuari merr vendim për vazhdimësinë ose jo të këtij vendimi të posaçëm. Pra afati kohor një vjeçar është i përcaktuar dhe askush para këtij afati nuk mund ta nxjerrë nga regjimi i mbikëqyrjes së posaçme.

Të izoluarve do t’u lejohet të kryejnë një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të caktuar. Ndërsa ata që nuk do të kenë takime familjare, do t’u lejohet një bisedë telefonike në muaj, 10 minuta dhe e regjistruar. Ndërsa qëndrimi në ajrim në mjedise të hapura do t’u reduktohet deri në 2 orë, ku edhe do të monitorohen me kamera sigurie.

Next Post
Dy plantacione me kanabis, kapet shqiptari në Greqi (FOTO)

Dy plantacione me kanabis, kapet shqiptari në Greqi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com