• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen pamjet e superoperacionit “KEPI I VOZAJVE”/ 14 të arrestuarit lidhje familjare dhe fisnore mes tyre

by Java News
28/01/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e superoperacionit antidrogë në Mat që çoi në pranga 14 persona, me lidhje familjare dhe fisnore me njëri-tjetrin.

Ne kete operacion, policia tha se ka goditur dhe shkatërruar grupin kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie “është shtetasi Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh”

“Nëpërmjet personave të tjerë, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Dibër

Finalizohet me sukses mega-operacioni antidrogë i koduar “KEPI I VOZAJVE”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Dibër,  Komisariati i Policisë Mat, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Tiranë, DVP Durrës,  FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat.

Goditet dhe shkatërrohet grupi kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 14 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e rasteve të kultivimit dhe të tentativave për kultivim të bimëve narkotike të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Mat,  nga strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të   Komisariatit të Policisë Mat,  në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, në funksion të procedimit penal nr 134, viti 2019, u zhvillua dhe u finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar “KEPI I VOZAJVE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit:
Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat

Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh.

Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.

Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.

Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat,  për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”,

Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.

Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:

Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë.
Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë.
Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë.
Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë.
Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore,  organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak.

Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë nga strukturat hetimore të DVP Dibër e Komisariatit të Policisë Mat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.

Next Post
E FUNDIT/ Gjendet lëndë plasëse afër poliklinikës në Elbasan, policia rrethon zonën

E FUNDIT/ Gjendet lëndë plasëse afër poliklinikës në Elbasan, policia rrethon zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In