• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen dëshmia e nxënëses: Drejtori më ngacmoi edhe në korridor

by Java News
28/05/2017 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga ndalimi i Yzedin Hajdarajt, drejtorit të shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat. Ngjarja për të cilën drejtori është akuzuar si përgjegjës, dyshohet se ka ndodhur të mërkurën, gjatë kohës kur dy vajzat ndodheshin në zyrën e drejtorit për shkak të një provimi të prapambetur.

Si mësues i lëndës së gjeografisë për vitin e dytë, përkatësisht në klasat e 11-ta, drejtori mësohet se u kishte dhënë mundësinë dy nxënëseve që të jepnin provimin e fundit që nuk e kishin kryer ende. Për të bërë provimin drejtori i kishte marrë dy vajzat në zyrën e tij dhe u kishte dhënë tezat e zhvillimit.

Pikërisht gjatë kohës që kanë qenë duke zhvilluar provimin, nxënëset kanë akuzuar drejtorin se ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht. Ndërkohë që sipas dëshmisë së njërës prej vajzave, e njëjta situatë kishte ndodhur me të edhe një muaj më parë, kur 59- vjeçari e kishte prekur ndërsa kalonte në korridorin e shkollës.

Menjëherë sapo kanë përfunduar provimin, nxënëset kanë shkuar në Drejtorinë Arsimore në Berat, ku kanë kërkuar të konsultohen për të denoncuar rastin.

Një psikologe e DAR është vënë menjëherë në dispozicion të vajzave dhe sapo është mësuar se bëhej fjalë për ngacmim, i pretenduar seksual nga një drejtues shkolle, është bërë denoncimi në polici.

Në prezencë të psikologes dhe të prindërve vajzat kanë denoncuar drejtorin se i kishte prekur në pjesë të ndryshme të trupit, herë njërën e herë tjetrën. Policia është duke hetuar në lidhje me ngjarjen, ku përveç vajzave mësohet se janë pyetur familjarët e tyre, disa nxënës të tjerë të shkollës dhe kolegë të drejtorit.

Policia në pistat e hetimeve nuk ka përjashtuar as mundësinë e një ngjarjeje të trilluar nga vetë nxënëset, gjë e cila mbetet për t’u hetuar tashmë. Lajmi për ndalimin e drejtorit ka tronditur gjithë kolegët, por dhe nxënësit e tjerë të shkollës.

E ndërsa kolegët e Hajdarajt kanë pasur reagim të prerë duke mos u prononcuar dhe lënë në dorë të hetimeve zbardhjen e së vërtetës, nxënës të shkollës shprehen se drejtori kurrë më parë nuk kishte shfaqur sjellje të tilla.

Me shumë pikëpyetje ngjarja konsiderohet e rëndë për sistemin arsimor në Berat, pasi vetë shkolla ku ka ndodhur ngjarja (Bab Dudë Karbunara) është e njohur në shkallë vendi për rezultatet e arritura në shumë olimpiada shkencore, por edhe nxënësit e nxjerrë ndër vite në bazë të rezultateve të arritura në Maturën Shtetërore. panorama

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Fëmijët e politikës shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In