• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen dënimet e mëparshme të Mihal Kokëdhimës, biznesmeni u ‘fal’ disa herë

by Java News
20/08/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ishte Mihal Kokëdhima një person me precedent penal dhe shteti kishte dijeni për sjelljet e tij ndaj ligjit dhe klientëve? Në më pak se 24 orë, ai për shkak të dhunës së ushtruar ndaj turistëve spanjollë mes tyre dhe familjes së miliarderit Eugen Galdon u kthye në njeriun më të komentuar dhe publik, kjo edhe përtej kufijve shqiptarë.

Por një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës. Prokuroria fillimisht ka kërkuar tre muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale por të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorama”. Këtë herë prokuroria Eranda Laze siç shihni në këtë dokument të siguruar nga ReportTv ka kërkuar një vit burg, por në aplikim të nenit 59, Mihal Kokëdhimës sërish i është pezulluar burgu për t’iu kthyer në shërbim prove me kushtin që të mos kryej tjetër vepër penale.

Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s’mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare. Në rast se drejtësia do të kishte funksionuar me Mihalin si me çdo person tjetër me postulatin të barabartë para ligjit, më e pakta ai do të ishte rehabilituar ose s’do e çonte ndërmend të dhunonte turistët.

Rasti me familjen e miliarderit Spanjoll Galdon nxori në pah se turistët kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e keqtrajtimeve prej tij, por shteti shqiptarë as ka denjuar t’i hedh një sy tripadvasior ku ka tjetër raste dhune kur ai është filmuar teksa zihet me disa zonja që pushonin në plazhin e tij siç dhe duket në këtë foto.

Momenti kur Mihal Kokëdhima sulmon dy turiste të tjera

E ndërsa neni 59, i kodit të procedurës penale thotë se pezullohet burgimi për një person që ka vështirësi për të jetuar e mbajtur familjen, abuzimi me këtë nen nga prokuror e gjyqtar kanë favorizuar biznesmenin që ishte kthyer në makthin e turistëve. /l.m

Next Post
Françeska Jaçe tymos hashash në plazh, ankohen pushuesit

Françeska Jaçe tymos hashash në plazh, ankohen pushuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

May 20, 2026
Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

May 20, 2026
Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

May 20, 2026
Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In