• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen datat për provimet e maturantëve mbetës

by Java News
18/08/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po afrojnë datat për provimin e maturantëve të cilët nuk arritën të kalonin në një apo disa nga provimet gjatë sesionit të parë në qershor. Po ashtu të drejtë kanë për të dhënë provimin dhe nxënësit e mbetur vjetor, të cilët nuk arritën të kalonin vitin për tu bërë pjesë e provimeve të maturës.

Provimet kësaj radhe kanë nga 3 ditë diferencë mes tyre, ku provimi i parë, ai i gjuhës së huaj nis me datë 27 gusht, tha për Report Tv, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.

“Me datën 27 gusht është provimi i parë, që është gjuha e huaj, i cili do të pasohet më pas me datën 30 me provimin e dytë, gjuha shqipe dhe letërsia. Me datën 3 shtator është matematika dhe mbyllet gjithçka me datën 6 ku janë lëndët me zgjedhje”-u shpreh drejtoresha e QSHA

Maturantët do tu nënshtrohen 4 provimeve,  ku secili do të zgjasë nga 2 orë e 30 minuta. Sipas drejtoreshës së QSHA, procedura do të jetë e njëjtë, si për maturantët e sesionit të parë, edhe për ata që nuk mundën të kalonin në provime por ndryshimi i vetëm  është se këta të fundit do të testohen në një ambient të përbashkët pavarësisht shkollave ku kanë studiuar.

“Por ndryshe nga sesioni i parë, duke qenë se numri i maturantëve është më i kufizuar, vetë zyrat vendore arsimore marrin masa që ata ti grupojnë në një mjedis të caktuar që mund të jetë një shkollë, pra gjithsesi ata duhet ta marrin informacionin tek shkolla menjëherë se ku do të jetë mjedisi i tyre i provimit. Mund te qëllojë në shkollën ku ata janë por mund dhe të zhvendosen, kjo është diçka që ata duhet ta verifikojnë, por gjithmonë brenda qytetit të tyre. Duhet ta verifikojnë në drejtorinë e shkollës ku ata kanë dhënë tre vitet e shkollës së mesme”– tha Vrapi

Nga data 19-21 shtator, maturantët të cilët do të kalojnë provimet në sesionin e dytë, do të kenë mundësi të plotësojnë formularin  për të përfituar vendet vakante në fakultete.

Deri më tani , nga maturantët që u janë nënshtruar provimeve në qershor, kanë rezultuar mbetës 4100 prej tyre. Kujtojmë se në të gjithë Shqipërinë u janë nënshtruar provimeve mbi 36 mijë maturantë.

Next Post
ISIS merr përgjegjësinë e masakrës në Kabul, kamikazi ishte pakistanez

ISIS merr përgjegjësinë e masakrës në Kabul, kamikazi ishte pakistanez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In