• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi përgjimeve, Hysi: Dosja në proces, hetim atyre që kanë nxjerrë dokumentet

by A R
06/06/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh sot lidhur  me vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e publikimit të përgjimeve nga ana e medieve.

Në një intervistë televizive Hysi tha se “do doja të bënim një dallim, sa i përket rolit që ka media dhe rolit që luajnë institucionet e drejtësisë, sidomos organi i Prokurorisë. Padyshim që ju të medias, do gërmoni të gjeni lajmin dhe kjo është puna juaj, ndryshe ju nuk mund të bëni misionin tuaj. Unë nuk kam asnjë koment në lidhje me publikimin që ka bërë gazeta gjermane, nuk kam pasur mundësi ta lexoj për shkak të një angazhimi që kam pasur gjatë ditës së djeshme, por të paktën si juriste mund t’ju them që organi i prokurorisë ka një përgjegjësi shumë të madhe. E para, mbi të gjitha duhet të ndajë përgjegjësinë për hetimin e një çështje, që është në proces dhe e dyta, hetimin e përgjegjësve të atyre që kanë nxjerrë ato që ne themi dokumentet e përgjimit”.

“E them këtë, – theksoi Hysi, – në radhë të parë për çështjet që janë në proces. Këto janë çështje të rëndësishme dhe sensitive, dhe kur ka çështje sensitive, shpejtësia e hetimit duhet të jetë më e madhe. Ka afate të hetimit, por në raste kur ka sensibilitet shkakton një presion, ka një interes të publikut, por çështje të tilla shpesh mund të bëhen shkak për konflikte”.

“Edhe konfliktin e fundit duhet që Prokuroria ta kishte hetuar dhe ta hetojë sa më shpejt. Nëse dalin përgjegjësit, dhe padyshim që në atë dosje ka përgjegjës, këta të hetohen nga Prokuroria dhe të dërgohen në Gjykatë, më pas gjykohen nga Gjykata. Sepse duhet të bëjmë një dallim, Prokuroria heton, por fajësinë apo pafajësinë e jep Gjykata”, – u shpreh Hysi.

/a.rada

Next Post
Ju kapin ngërçet gjatë natës? Ja shkaqet dhe këshilla për t’i parandaluar

Ju kapin ngërçet gjatë natës? Ja shkaqet dhe këshilla për t’i parandaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com