• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi llogarive bankare, perversitet dhe papërgjegjshmëri

by Lutfi Dervishi
09/01/2023 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Postimi sot në rrjetin telegram i llogarive bankare të 300 personave dhe institucioneve nga “hakerat iranianë” është gozhda e fundit në arkiviolin e hapur të të dhënave personale të shqiptarëve.

Ende nuk dihet se çfarë mund të vijë më pas dhe çfarë ka mbetur pa u publikuar. Ai që sot fërkon duart për të tjerët, nesër do të jetë vetë në listë. Eshtë totalisht jo etike, e kundërligjshme dhe amorale “argëtimi” në portale me tituj: “ja sa para ka filani ….”, “nuk do ta besoni sa para ka X”. Dhe kjo është pjesa “rozë”. Rreziku është shumë më i madh.

Këtu nuk bëhet fjalë më për interes publik madje as për gjëra interesante për publikun. Këtu nuk bëhet fjalë për publikimin e Panama Papers, ku ekspozon para të fshehura, pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme, apo evadorë fiskalë. Po publikohen llogari bankare të biznesmenëve shqiptarë, institucioneve shqiptare apo individëve që janë në punën e tyre. Nuk duket se ka një investigim për të kuptuar se ku mund të ketë abuzim, por ka një tendencë argëtuese me qëllim final për të marrë ca klikime më shumë?!

Eshtë e qartë se nuk mund të ndalohen hakerat të publikojnë çfarë kanë marrë, madje është e qartë se nuk ka vullnet as për të hetuar përgjegjëgjësit këtu (histori që nis në prill të 2021 me patronazhistët) për dorëzimin e “shtetit digjital” në xhepat e hakerave iranianë. Eshtë e qartë se as penalisht, as politikisht dhe as administrativisht nuk do të marrë kush përgjegjësi, por ajo që mund të bëhet është minimizimi i dëmit. Dhe ky minimizim ndodh vetëm nëse publikimi i postimeve të hakerave bëhet me përzgjedhje, dhe vetëm nëse ka interes publik, jo thjesht interesant për publikun, pa kaluar në perversitet dhe papërgjegjshmëri.

Ata që ripostojnë materiale të tila sigurisht nuk mendojnë se ky publikim vë në rrezik njerëzit. Personat mund të kërcënohen sot/nesër me rrëmbim fëmijësh ose me jetë nëse nuk dorëzojnë një pjesë të shumës.

Dhe nëse kjo ndodh a mund të flejë gjumë i qetë ai/ajo që ka ndihmuar grabitësit?

Next Post
Gjiknuri flet për sondazhet dhe epërsinë e PS: Në 14 maj fitojmë mbi 45 bashki, opozita është e përçarë

Gjiknuri flet për sondazhet dhe epërsinë e PS: Në 14 maj fitojmë mbi 45 bashki, opozita është e përçarë

Comments 2

  1. Lefko Dhima says:
    3 years ago

    Gëzuar 2023, o gollobordas i gezuar që tu krijua shansi për të “llapaqenosur” e nxirë, gjithëçka, për llogari të Syri TV, me pronarë…..Ofshorista…. gërdecista…..I.M-ista…. e mutsihanista të tjerë.
    Të lumtë o i paguar CASH nga pronaret sa sipër.

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Hej, Lutfi, topin e ke tek penalltia, gjuajee bëje gol….
    A e ke marrë vesh për Rozi hajduten e shtepive ? Robin Huden (për vetvehten) e koheve moderne shqiptare ? Po nuk e ke marre vesh, po ta bëjme dije. O burra, mblidh material (që ke sa të duash nëpër pirdhoportalmedia), bëj një rezyme duke dhënë opsionet dhe mendimet e tua (për llogari të shefave të tu Sal-Zen-Lik-Mon)dhe botoje ku të ta botojnë që të gërlepish ndonjë koqe leku.
    Ok ?
    O burra se mos të shpëton ky rast.
    Po deshe, njofto edhe mediat bullgare, Reuters, VOA, BBc apo CNN…
    Aferim qafir, aferim.

    Reply

Leave a Reply to Lefko Dhima Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In