Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka komentuar skandalin e publikimit të targave të qytetarëve shqiptarë.
Gonxhja u shpreh se nuk ka asnjë lloj problemi në sistemin e DPSHTRR apo në protokolle. Të dhënat e publikuara, tha ai, janë edhe në mbi 13 institucione të tjera.
“E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam, nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale”, u shpreh Gonxhja i ftuar në “Dita jonë”, këtë të hënë.
/b.h