• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

by Os De
27/12/2025 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Edmond Spaho, është shndërruar kohët e fundit një nga të paktët ish-funksionarë të lartë të Partisë Demokratike që po bën thirrje publike për largimin e lidershipit aktual, si përgjegjës për degdisjen e partisë më të madhe opozitare në vend. 

Pak orë më parë, ai ka bërë një reagim të fortë në mbështetje të lëvizjes së nisur nga Ervin Salianji në Partinë Demokratike, duke lënë pas kundërshtitë dhe përplasjet me të, teksa u bënë thirrje demokratëve kudo që janë, ta mbështesin. 

“Une jam kundershtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit! Te gjithe ne PD e dine kete.  Madje shume ne PD, mendojne qe une u dogja ne zgjedhjet e vitit 2025, sepse vec kundershtive te tjera, mbajta qendrim te ashper ndaj sjelljes puthadore te Berishes ndaj Ervin Salianjit. I vetmi qe nuk i shkova ne gjyqin ne Apel apo ne burg. 

Edhe Salianji e di kete. Ai di edhe sa shume ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij ne Korce, qe une te mos fitoja ne zgjedhjet e vitit 2025. Frymezimin dhe udhezimin per te punuar kunder meje e moren nga burri me pabythe qe ka PD, Flamur Noka”, shkruan Edmond Spaho. 

Ish-deputeti thekson se Partia Demokratike “ka rënë në moçal” dhe Sali Berisha ka përgjegjësinë direkte për ngritjen e saj, ama sipas Edmond Spahos, ai e do partinë vetëm për interesat e tij. 

“Ne keto kushte mendoj se, pavaresisht diferencave te thella qe une kam me Ervin Salianjin, te cilat gjithmone i kam bere publike, eshte pergjegjesi morale dhe qytetare qe ti bej thirrje te gjithe demokrateve qe te mbeshtesin Ervin Salianjin, pasi cdo ndryshim, nga kushdo qe vjen, eshte ne interes te PD, demokracise dhe vendit”, vijon ai. 

Lexoni reagimin e plotë të Edmond Spahos: 

Une jam kundershtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit!  

Madje shume ne PD, mendojne qe une u dogja ne zgjedhjet e vitit 2025, sepse vec kundershtive te tjera, mbajta qendrim te ashper ndaj sjelljes puthadore te Berishes ndaj Ervin Salianjit. I vetmi qe nuk i shkova ne gjyqin ne Apel apo ne burg. 

Ai di edhe sa shume ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij ne Korce, qe une te mos fitoja ne zgjedhjet e vitit 2025. Frymezimin dhe udhezimin per te punuar kunder meje e moren nga burri me pabythe qe ka PD, Flamur Noka. 

Raportet e mia pa kompromis me Ervin Salianjin, shpjegojne perplasjet qe kam pasur me Lulezim Bashen, i cili me paburreri, pas zgjedhjeve te vitit 2021, shiti ata qe kishin sakrifikuar per te nder vite dhe mblodhi rreth vehtes lepujt dhe lepurushet e familjes se tij. 

Une nuk kam pasur asgje personale ne perplasjen me lepujt e Lulit, pervecse interesit te PD. Kete e dine Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka ne takimet dhe debatet qe kemi pasur ne periudhen Gusht-Shtator 2021. 

Ne periudhen 2023-2025 kam mbajtur qendrim te qarte ne Grupin Parlamentar (vecanerisht ne mbledhjen ne fund te muajit Gusht 2023) qe Rithemelimi duhet te krijonte Grup Parlamentar me vehte, te shkeputur nga grupi i PD, madje kerkova te krijonim nje force te re politike. 

Mendimet e mia u konsideruan herezi nga Sali Berisha. 

Nderkohe Berisha pothuaj po mbyllte pazarin me perfaqesuesit e Lulzim Bashes per tu bashkuar me ta ne nje grup te vetem parlamentar, me kosto te renda per PD dhe zgjedhjet qe pasuan. 

Pavaresisht sa me siper dhe kontraditave politike qe une kam me Ervin Salianjin, mendoj se levizja e tij, i duhet dhe e ndihmon PD. 

Pergjegjesia kryesore per gjendjen ku eshte PD bie mbi Sali Berishen, i cili e do PD vetem per interesat e tij. 

Vecanerisht pergjegjesi ka Rasputini i Berishes ne PD, Flamur Noka, qe bahçes te Berishes i ka shtuar nje bahçe edhe me te madhe, qe quhet bahçja e kenaqesive politike dhe personale te Mulit. 

Une kam 35 vjet ne PD por nuk kam hasur ndonje udheheqes me te pabese, intrigant, te papergjegjshem, servil, arrogant dhe pa moral politik sa Flamur Noka. 

Me gjithe kontradiktat qe kam pasur, Ridvan Bode ndryshon si nata me diten me Flamur Noken per sa i takon pergjegjesive me te cilat ai e shihte postin e Sekretarit te Pergjithshem dhe punes kolosale qe ndermori per te organizuar strukturat e PD qe te fitonim zgjedhjet e vitit 2005. 

Ne keto kushte mendoj se, pavaresisht diferencave te thella qe une kam me Ervin Salianjin, te cilat gjithmone i kam bere publike, eshte pergjegjesi morale dhe qytetare qe ti bej thirrje te gjithe demokrateve qe te mbeshtesin Ervin Salianjin, pasi cdo ndryshim, nga kushdo qe vjen, eshte ne interes te PD, demokracise dhe vendit. 

Lerini perrallat me Suel Celen. Nga sa kam degjuar, te pakten 3 deputete te PD sot ne Parlament jane me lidhje me grupet kriminale. Gojet e liga thone qe kane paguar per tu futur ne liste te mbyllur. Une nuk e besoj. Mos harroni qe PD me sakrifica te medha, 12 vjet me pare, miratoi ligjin e dekriminalizimit. 

Harrojini genjeshtrat qe ne Janar do bejme protesta cdo nate, qe do rrezojme Edi Ramen, qe nga sot Rama nuk eshte me Kryeminister, qe nderkombetaret na mbeshtesin. 

PD duhet te ndryshoje programin, te zevendezoje ata qe e udheheqin jo vetem ne nivelet e larta por edhe me poshte, te ndryshoje gjuhen e komunikimit politik, sjelljen ndaj institucioneve, vecanerisht ndaj SPAK si dhe te kete nje veshtrim me te qarte sesi nje  parti demokrate perendimore vjen ne pushtet. 

Harrojeni forcen. Rama eshte qeveritari me i korruptuari ne bote por lufta ndaj korrupsionit dhe rikthimi ne pushtet nuk realizohet me Nongrata. 

 

 

 

Next Post
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

July 28, 2026
Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

July 28, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

July 28, 2026
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

July 28, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In