• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi i pagave, Komisionari i Mbrojtjes së të dhënave Personale: Kemi nisur hetim, por duhet kohë

by A R
22/12/2021 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lajmeve të dy ditëve të fundit për përdorimin e një baze të dhënash personale të rreth 900 mijë qytetarë të kryeqytetit për qëllime elektorale ka reaguar edhe komisioneri i Mbrojtjes të të dhënave personale, Besnik Dervishi. Në një intervistë në Top News, Dervishi u shpreh se për çëhtjen ka nisur një shqyrtimin administrativ por duhet kohë deri në përfundim të këtij hetimi.

Intervista:

Çfarë hapash ka ndërmarrë komisioni?

Ka nisur një hetim kryesisht. Më duhet t’ju sqaroj, se komisioneri trajton rastet sipas ankesave që bëhen nga personat.  Që javën e kaluar kemi nisur shqyrtimin administrativ, duke nisur disa urdhra ndaj kontrolluesve.

Sa kohë ju duhen për të mbaruar këto hetime?

Nuk janë mrekulli që ndodhin brenda ditës dhe javës, kërkon kohën e duhur. Duke ju referuar edhe rasteve ndërkombëtare, janë jo vetëm hetime administrative të vështira, por duan kohë.

Këto të dhëna janë publike për çdo qytetar. Futet në atë database dhe gjen të dhënat e mia, e mund të kontrollojë çdo lloj dokumenti? Çfarë hapash ndërmerrni?

Keni të drejtë, por situata është më komplekse. Në radhë të parë duhet të jemi të ndërgjegjësuar për ruajtjen e të dhënave personale. Është verifikuar se të dhënat personale u janë dhënë kontrolluesve me dëshirë. Në shumicën e rasteve janë vetë ata që tregohen të pakujdesshëm, më pas është detyra e kontrollorëve për t’i ruajtur. Zyra jonë vihet në lëvizje nga denoncimet e qytetarëve. Është debatuar shumë, ka pasur një numër të kufizuar telefonatash. Për rastin konkret nuk ka pasur ankesa, por sot janë disa ankesa sa gishtat e njërës dorë. Duhet të kemi pak durim që të presim konkluzionet. Ne nuk mund të bëjmë hamendësime, duhet të kemi prova dhe fakte konkrete.

/a.r

Next Post
FOTO/ Gruaja që u martua me një pemë: Kemi 3 vite bashkë dhe ende lidhje të fortë

FOTO/ Gruaja që u martua me një pemë: Kemi 3 vite bashkë dhe ende lidhje të fortë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Jep doreheqe.Siguria e te dhenave personalw eshte detyra juaj qe shteti ju ka besuar.Ky eshte sjandal i madh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com