Në Kosovë komuniteti ndërkombëtar ka investuar gjashtë herë më shumë sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Tentimi për të çuar përpara Kosovën është dukur i madh, por gjërat shkuan keq, po pse vallë, ka pyetur Andrea Lorenzo Capussela.
Autori i librit “Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan”, që është promovuar të enjten në Prishtinë, e ka ngritur këtë pyetje pasi ka shpjeguar se në raport me vendet e tjera ballkanike kosovarët jetojnë për pesë deri në gjashtë vjet me pak.
Autori i librit të përkthyer nga Flaka Surroi e të botuar nga Botimet KOHA ka thënë se një pjesë e mjeteve janë investuar në spitale, por jeta e njerëzve nuk është zgjatur. Përgjigjen e ka të prerë.
“Përgjigjja mendoj është se autoritetet ndërkombëtare këtu nuk vepruan sipas mandatit të tyre. Mandati ishte të ndërtoheshin institucione demokratike dhe implementimi i ligjit. Kishte tentime që të tregohej efekt i mirë për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe pavarësimin e saj.