Joshua Brenet, mbrojtësi PSV Eindhoven, ka kërcënuar Lionel Messin, Neymarin e Luis Suarezin.
Eindhoven u kualifikua nga faza e grupeve pas fitores 2-1 kundër CSKA të Moskës.
Pas këtij suksesi, mbrojtësi i ekipit holandez dëshiron që të përballet me Barcelonën. Ai thotë se do t’i hanë të gjallë Lionel Messin, Neymarin e Luis Suarezin.
“Çdo klub është i bukur, por unë jam një tifoz i madh i Barcelonës. Do të ishte e madhe nëse ne luajmë kundër tyre këtë raund, në raundin tjetër ose në finale”, thotë Brenet. “Messi, Suarez dhe Neymar, do t’i hanim të gjallë”, betohet mbrojtësi.