• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Psikoterapisti gjerman: Gjërat nuk do të jenë më si më parë, kush ka frikë nga koronavirusi është…

by Java News
21/03/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës. Njerëzit i hedhin sytë me shqetësim nga e ardhmja. Të kesh frikë tani është e natyrshme, thotë psikoterapisti, Jürgen Hoyer që edhe karantinën e sheh si një shans.

DW: Kriza e Coronës na e bën të qartë, se jemi futur në një kohë të rrezikshme: jeta publike është e kufizuar, kufijtë janë mbyllur, vendet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, fëmijët nuk po shkojnë në shkollë. Mes europianëve është përhapur panik dhe frikë. Si e interpretoni ju këtë moment?

Jürgen Hoyer: Frika e drejton vëmendjen e njeriut tek rreziku. Pra është e natyrshme që njerëzit tani kanë frikë. Kësaj i shtohet një frikë difuze, e papërcaktuar qartë, sepse nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja. Një frikë genuine e njeriut është frika nga e panjohura. Ne nuk e dimë, se sa kohë do të zgjasë kjo, se cilat do jenë pasojat, që do të sjellë kriza. Pra është ajo ndjenja e pafuqisë që na bren, kur nuk kemi më kontrollin si njeri. Kjo sjell më shumë frikë.

Si të veprosh që ta përballosh frikën në raste krizash?

Nuk ka ndonjë truk që e heq si me magji këtë emocion, sepse kjo do të thotë, që të mohosh realitetin. Kush ka frikë tani, thjesht është i ndershëm. Mënyra më e mirë është të thuash: frikën e kam, më vërdalliset një lëmsh, po çfarë do të thotë kjo konkretisht? Sepse frika ka të njëjtën ecuri si emocionet e tjera: vijnë dhe ikin sërish. Në javët e ardhshme nuk do të kalojë asnjë ditë, në të cilën nuk do ketë shqetësime, se si do të kalojë kjo situatë me Coronën e si do të jetë gjendja pas kësaj. Pasojat nuk dihen – gjërat nuk do të jenë më si më parë. Natyrisht që në një situatë të tillë je i shqetësuar.

Por dikur vëmendja automatikisht drejtohet tek gjëra të tjera. Në fund të fundit bota nuk po fundoset. Natyra është aty, shtëpia, makina. Absolutisht që ka një rrezik – por ai nuk rrezikon gjithçka e çdo gjë, por aspekte të caktuara të jetës.

Përditë ka raste vdekjeje për shkak të sëmundjes së mushkërive të shkaktuar nga Corona. Mendimet vërtiten rreth vdekjes këto kohë. Një temë e vështirë për të biseduar apo jo?

Njerëzit që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut duhet të kenë kujdes, që të mos infektohen. Personat në moshë të madhe për shkak të mosfunksionimit si duhet të sistemit imunitar dhe organave kanë një rrezik më të madh për të ndërruar jetë. Të afërmit nuk duan që ta përjetojnë këtë dhe për këtë vërtet, që mund të bisedohet. Vdekjes si temë vërtet që njerëzit i ikin dhe ajo trajtohet si tabu. Por askush nuk ka vdekur, se ka vrarë mendjen për vdekjen.

Shumë vetë tani punojnë nga shtëpia, dhe kanë reduktuar kontaktet sociale, për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Cilat rekomandime keni ju që distanca sociale dhe karantina të mos kthehen në shkatërruese për njeriun?

Ky është një shans për të improvizuar dhe për të qenë kreativë. Duhet të reflektosh, se cilat punë vërtet kanë kuptim këto kohë. Ajo që mund të bëhet tani është sporti. Edhe në karantinë mund të bësh lëvizje. Kush ka dëshirë të lexojë apo të studiojë gjëra të ndryshme mund ta bëjë këtë tani. Interneti funksioni, me smartphone mund të mbash kontaktet me njerëzit. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bësh, jo vetëm të shohësh serialë para televizorit. Gjërat që nuk i ke kryer në të shkuarën mund t’i bësh këto kohë. Karantina është moment i mirë psh. për të bërë deklarimin fiskal.

A mundet që një pandemi si Corona të shkaktojë edhe probleme psikologjike?

Frika afatshkurtër nuk ka pasoja në shëndetin e njeriut. Por reduktimi i aktiviteteve fizike apo të aktiviteteve të tjera janë të dëmshme për njerëzit që kanë një tendencë depresive apo një tendencë melankolie, mbylljeje në vetvete, apatie apo humbjen e interesit. Për këta njerëz ky izolim nuk është i mirë. Edhe këtu vlen ajo që thashë më parë. Mundësisht qëndroni sa më aktivë. Edhe brenda katër mureve ka shumë gjëra të mira që mund të bëhen. Më e bukura në jetë është një bisedë e mirë, dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë edhe në karantinë. /DW

Next Post
Babë e bir pozitivë me koronavirus, MSH: Po trajtohen në spitalin infektiv. Kush ka simptoma të lajmërojë 127-ën

E FUNDIT/ Shkon në 76 numri i personave të prekur me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com