Përse grave u pëlqen vetëm nëse zgjat shumë?
Pas dy vjet raportesh seksuale, kohëzgjatja mesatare e një raporti të tillë është më pak se dhjetë minuta. Dhe natyrisht që konfidenca çon në shkurtimin e kohës, por nëse atij i mjaftojnë dy minuta për të arritur orgazmën, për gratë duhen të paktën 11 minuta. Që këtej e ka burimin edhe pakënaqësia e vazhdueshme e grave ndaj dashurisë së “shpejtë”. Zgjidhja nuk është gjetja e një partneri “rezistent”, por është të kesh një partner të kujdesshëm për kënaqësinë e tjetrit.
Përse burrave u duket eksituese pornografia?
Shtatëdhjetë për qind e burrave “përdorin” pornografinë për t’u eksituar, kundrejt 50 për qind të grave (që gjithsesi e bëjnë thuajse gjithmonë në çift). Jo vetëm kaq. Tridhjetë për qind e burrave frekuentojnë sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 për qind të grave. Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është se tek mashkulli eksitimi kalon në një pjesë të mirë të tij përmes shikimit. Imazhet kanë një efekt stimulues të shpejtë.
Përse gratë kanë dëshirë më rrallë për të bërë dashuri?
Sepse gruaja, më shumë se burri shpërqendrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmonë ndjehen të gatshme e madje e humbin edhe interesin për shkak të ndonjë grindjeje apo nga lodhja.
Përse, më pas, ai kërkon gjithmonë t’ua tregojë miqve?
Ky qëndrim, që mund të jetë pak a shumë i theksuar në varësi të karakterit të njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafshëve, nëpër kope mashkulli më i fortë respektohet dhe çiftohet me shumë femra, që siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton një grua e jeton si një shenjë të pushtetit të tij. Problemi është se disa burra fshehin pas kësaj mënyre të bëri seks, pasiguri, brishtësi dhe ndjenjë inferioriteti.
Përse disa çifteve u pëlqen “ta bëjnë çuditshëm”?
Seksi i “çuditshëm” mund të duket diçka e pazakontë, por është pjesë e normalitetit të disa çifteve. Ka burra dhe gra që arrijnë të bëjnë dashuri vetëm çdo herë që e bëjnë ndodhen në një vend të ndryshëm, ose kur kanë një stimul të ri. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve u duket eksituese vetëm një situatë kur ndjehen të sigurt e që e bëjnë në të njëjtin vend e madje edhe në të njëjtën orë. Kush sjell në krevat fantazinë është i tërhequr nga idea e trasgresionit, e shoqëron kontaktin seksual me një rritje të veçante ku mund të shemben shumë barrikada.
Përse në një moshë njerëzit mendojnë se nuk e bëjnë dot?
Njerëzit që janë përqendruar shumë tek imazhi, e jetojnë më me shqetësim plakjen, që padyshim sjell ndryshime hormonale. Për burrin, kur e ve re se ka nevojë për stimulime më të zgjatura për të arritur ereksionin apo pakësimi i lubrifikimit për gruan mund të sjellë shqetësime. Pastaj edhe muskujt janë më pak elastike duke bërë që disa pozicione të mos jenë më të praktikueshme. Por nëse e gjitha kjo është një ligj i natyrës, sido që të jetë ekziston mundësia për të gjetur një seksualitet të ri. Ose më mirë një stil të ri.
Marrë nga “The Time”