• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Psikodrama e munguar e agjentit serb Edi Rama

by Skënder Minxhozi
26/05/2020 23:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka qenë paradoksalisht dita më e qetë politike pas shembjes së teatrit, megjithëse ka qenë edhe dita e parë, pas momentit kur Presidenti i Republikës formuloi për herë të parë akuza tejet të rënda publike për kryeministrin, që e konsiderojnë këtë të fundit si një antenë serbe në politikën shqiptare. Asnjë deklaratë, thuajse asnjë polemikë, por vetëm mitingje për teatrin në provincë dhe raste të reja me koronavirus. Një ditë normale shqiptare, pa agjentë, thika dhe helm!

Që Rama të mos denjojë të përgjigjet ndaj sulmeve të Ilir Metës, ky është një refleks i vjetër i tij, që vazhdon prej momentit kur Meta është ulur në postin e kreut të shtetit. Ka qenë rregullisht taktikë e kryeministrit të anashkalojë dhe të devijojë me batuta të shkurtra apo me shpoti kalimtare, akuzat e presidentit. Rama ka refuzuar të hyjë në lojë luftash me Metën dhe ka dhënë përgjigje pa ngjyrë për akuzat konkrete të ish-aleatit të tij.

Lëkura e trashë e kryeministrit nuk u prek nga sulmet e presidentit as në dy mars, kur ky i fundit bëri kërcënimet më serioze në drejtim të maxhorancës aktuale.

Në 24 orët e fundit Ilir Meta e rriti dozën. Ai deklaroi se disponon prova se Edi Rama punon për llogari të “lobit proserb në Uashington”. Një pohim që duhej të kishte ndezur flakë studiot e televizioneve, podiumet e konferencave të shtypit, selitë e partive dhe rrjetet sociale. Asgjë e tillë nuk ndodhi. S’ka qenë vetëm Rama që ka heshtur për turbofolkun me agjenturë serbe të Presidentit. Edhe PD, e madje edhe partia e Metës, LSI, të cilat organizojnë konferenca shtypi edhe kur një këngëtar tallavaje akuzon qeverinë, heshtën në mënyrë domethënëse të martën.

Nuk ka qenë një lapsus organizativ dhe as ndonjë amnezi e papritur kolektive, e një grupimi që konferencat e shtypit i ka tashmë sport të preferuar ditor.

Arsyeja e vetme e heshtjes opozitare për akuzat e presidentit ka shkakun më banal të imagjinueshëm: fjalët e Ilir Metës nuk i mori dot seriozisht askush. As Petrit Vasili!

Akuza për shërbim ndaj Serbisë është e lashtë dhe e (keq)përdorur me bollëk në viset shqiptare. Në Kosovë dhe Shqipëri të sulmosh dikë me termin “spiun i serbit” është njëlloj si ta quash “hajdut”, “kriminel” apo “horr”. Motivet që e kanë shtyrë kreun e shtetit të hyjë në këtë “gjiriz verbal”, të cilin s’e beson askush, i di vetëm ai vetë. Ashtu siç e di që kur ngre akuza serioze, të cilat refuzon t’i provojë, retorika bëhet edhe më e lodhur.

Ilir Meta deklaroi gjëra që nuk mund ta lenë të flejë normalisht një president republike. Ai nuk është më në karrigen e kryetarit të partisë, ku mund të akuzojë dhe të thotë “kur të vijë koha, do nxjerr faktet që kam në sirtar”. Kreu i një shteti, kur mëson se kryeministri që ka dekretuar punon për një fuqi armike, bën gjithçka, përveçse atë që bëri Ilir Meta pasi mbaroi emisioni tek Tv Klani. Domethënë asgjë! Duhej të ishin mbledhur me urgjencë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, të përfshihej drejtësia, parlamenti dhe partitë politike. Një kryeministër i rekrutuar, sipas dëshmisë së presidentit, s’mund të rrijë asnjë sekondë në postin që mban.

E megjithatë sot ra shi, trafiku i rënduar u rikthye i plotfuqishëm në rrugët tona, një “VIP” i pirë shau politikanët dhe një baba me katër fëmijë vrau veten në Sarandë. Gjithçka e përditshme u pa në këtë 26 maj, por jo një mega-skandal që shembi muret e shtetit, për shkak se kryeministri rezultoi agjent serb, me gojën e kryetarit të shtetit.

E gjitha kjo psiko-dramë e munguar e ka një shkak: akuzat bajate për spiunazh në favor të Serbisë janë një gjellë e pangrënshme! Prandaj edhe zhurma për konfliktin e tij me ambasadoren amerikane (një lajm i vërtetë ky!), zuri faqet e para të shtypit, kurse akuzat prej detektivi ndaj Edi Ramës, vetëm sa bënë të venë buzën në gaz ata që i dëgjuan dhe u harruan sapo hynë reklamat televizive të radhës. Sepse i pari që nuk i beson akuzat e Ilir Metës, është Ilir Meta!

Next Post
Murrizi i “falet” ambasadores Yuri Kim: Zoti të dhëntë fuqi, që t’ju sjellësh shqiptarëve demokracinë

Murrizi përforcon fjalët në media: Rama, Basha dhe Meta janë takuar fshehtas në Golem, jam i sigurtë

Comments 6

  1. Lui says:
    6 years ago

    O Minxhoz, je fantastik. Me pelqen shume kur shkruan e te lexoj gjithmone me interes. Analize shume e sakte.

    Reply
  2. Flamuri says:
    6 years ago

    Pa fjale, te lumte

    Reply
  3. Milto Baka says:
    6 years ago

    Te lumte mendja…zemra..e pena. Respekte pafund!!!!

    Reply
  4. Valentina says:
    6 years ago

    Te lumte. Do doja te vazhdote. RESPEKTE. Kemi kohe se lexojme vetem budallalliqe me kriminele e oligarke.

    Reply
  5. Baca says:
    6 years ago

    Minxhozi serish nuk zhgenjen!

    Reply
  6. Dode Dmajli says:
    6 years ago

    Per Ilirin eshte folur shume kohe me pare qe eshte agjent i UDB-s ashtu si dhe per S.Berishen.Tani se fundi del shkrimi qe dhe Edi eshte i nje kategorie me ta.Zyrtarisht shteti ka nje institucion te sigurise kombetare,nje prej detyrave prioritate te tij eshte zbulimi e patalizimi i veprimtarive te zbulimeve te huaja.Si mund ta bejne detyren keto institucione,kur personazhe te tille qe kane drejtuar apo drejtojne shtetin,qenkan vene ne sherbim te zbulimeve te huaja,objektivi i te cilave eshte dobsimi ekonomik,politik e shoqeror i atdheut,?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar, por nuk jep afat për rikthimin e energjisë elektrike

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In