Edhe dy vjet të tjera për mjeshtrin e portës italiane. Kapitenit të Juventusit, Gianluigi Buffon, raportohet se i është ofruar një kontratë nga Paris Saint-Germaini.
Veterani konfirmoi se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas 17-vjetësh, por nuk tregoi nëse do të pensionohet nga kjo datë.
“La Parisien” raportoi se atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare nga PSG-ja, ndërsa thuhet se edhe Buffoni ka pëlqyer ofertën.
PSG dëshiron të shtojë eksperiencën e duhur në skuadër, ndërsa 40-vjeçari dëshiron të luajë në nivelin më të lartë. (b.an)