• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PSG sulmon “L’Equipe”: Jeni media dezinformimi…

by A R
08/12/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se PSG ka në plan të shesë njërin nga yjet e veta, Neymar ose Mbappe, që t’i shpëtojë ndonjë ndëshkimi nga UEFA për shkelje të rregullave të “fair play financiar”, e ka tërbuar klubin parizien, që ka reaguar shpejt dhe ashpër kundër “L’Equipe”.

Pak minuta më vonë nga botimi i këtij informacioni në faqen online të kësaj reviste sportive franceze, çka përbën edhe titullin e madh të saj në versionin print të numrit të sotëm, PSG vendosi të lëshojë një deklaratë, të titulluar: “L’Equipe, një media dezinformimi”.

Mes të tjerash, në të lexohet: “I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë. PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L’Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale.

Ka shumë shembuj të trajtimit të pabalancuar dhe që kanë për qëllim vetëm të përhapin një atmosferë të dëmshme. Jemi ballafaquar me dezinformata të orkestruara nga “L’Equipe”, që nuk ndalet në përpjekjet e saj të palodhura për të minuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe të suksesshëm në Francë.

Në katër ditët e përgatitjes së ndeshjes, që na pret në Beograd, në Ligën e Kampionëve, PSG fton mbështetësit, tifozët, partnerët, ish-lojtarët…, që të mblidhen më shumë se kurrë rreth bluzës së kuqe dhe blu. Vlerat dhe ambiciet e këtij klubi, lojtarët do t’i mbajnë gjithmonë me krenari. Mbështetja e madhe e tifozëve në rrjetet sociale është jo vetëm për Neymar Jr, Cavani, Mbappé, por për të gjithë lojtarët tanë.

Duke pasur parasysh dezinformatat e orkestruara nga “L’Equipe”, si dhe vendosmërinë e saj për të dëmtuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe më të suksesshëm të Francës, riafirmojmë angazhimin tonë për të ecur përpara dhe ndërvepruar vetëm me bashkëbiseduesit që gëzojnë mirëbesim”.

/telesport/a.r

Next Post
Edhe studentët e Shkodrës çohen në protestë për tarifat

Edhe studentët e Shkodrës çohen në protestë për tarifat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

December 18, 2025
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

December 18, 2025
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

December 18, 2025
“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

December 18, 2025
“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In