Paris Saint-Germain është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë funteve për shërbimet e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen.
26-vjeçari ka qenë figurë kyçe e londinezëve në sukseset e sezoneve të fundit dhe sivjet ka realizuar 14 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.
Sipas Daily Express, PSG-ja ka identifikuar danezin si njeriun kryesor për rindërtimin e mesfushës me qëllim që të kenë sukses në fazën evropiane. Erikseni kaloi te Tottenhami nga Ajaxi për 11 milionë funte, përgatiti Express. (b.an)










