Skuadra kampione e Ligue 1, PSG ka fituar edhe Kupën e Francës, duke mposhtur në finale Auxerren me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Edinson Cavani me kokë, në minutën e 64 të takimit.
Kupa ishte trofeu i dytë për PSG, pasi më herët ka fituar edhe titullin kampion të Francës.









