Barcelona dhe Paris Saint Germain duket se verën e ardhshme do të përfshihen në një tjetër luftë.
Këtë radhë mes tyre do të jetë Philipe Coutinhio. Sipas televizionit francez “Telefoot”, Drejtori Sportiv i Klubit transalpin, Antero Henrique dhe agjenti i futbollistit Kia Joorabchian janë takuar në Londër duke hedhur bazat për transferimin e Coutinhos.
Gjithnjë sipas “Telefoot”, Paris Saint Germain nuk beson se Coutinho do të mund të vijë në kryeqytetin francez në muajin janar, kështu që ka barë gati një ofertë interesante për merkaton e muajve të verës së vitit 2018. Avantazhi që kanë parizienët në këtë pikë është se ata kanë në radhët e tyre Bneymar, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në transferimin e futbollistit të Liverpoolit te Paris Saint Germain.
Vlen të kujtohet se vetëm përpara pak muajsh, Liverpooli refuzoi ofertën prej 138 milionë eurosh të Barcelonës për Cotuinhon. Ndërkaq, presidenti i La Ligës, Javier Tebas vazhdon luftën ndaj Paris Saint Germain. Në një intervistë për ‘L’Equipe’ ai theksoi se klubi francez duhet të sanksionohet nga UEFA për mashtrime ekonomike dhe se financohet nga Katari.
a.ç










