• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PSG bën ofertë për Pogba

by
28/04/2015 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkatoja ende nuk ka nisur, por klubet më të pasur nxitojnë, për të rrëmbyer lojtarët më të mirë në qarkullim. Këtë verë duket se një prej lojtarëve më të kërkuar do të jetë Paul Pogba, për të cilin Juventus-i ka nisur që tani të marrë oferta të rëndësishme dhe po tundohet.

Hapin e parë serioz e ka hedhur PSG, që ka vënë në “tavolinë” dy emra shumë cilësorë: sulmuesin Edinson Cavani dhe mesfushorin Marco Verratti, të dy lojtarë që e njohin mirë Serinë A dhe Juventus-i i dëshiron prej kohësh.

Jo vetëm kaq, por përveç dy lojtarëve, PSG shton edhe 20 milionë, që do të thotë se oferta shkon në 100 milionë në total, duke llogaritur 80 milionë vlerën e dy futbollistëve.

Tani Juve duhet të mendohet dhe të presë kundërpërgjigjen e Real Madrid-it, që gjithashtu e dëshiron patjetër mesfushorin.

Megjithatë, nuk është e thënë që klubi italian ta shesë mesfushorin e vet, pasi financiarisht është në gjendje shumë të mirë dhe në këtë moment synim kryesor ka rinovimin e sulmit, ku do të largohet Llorente dhe mund të kthehet në Argjentinë Tevez.

Në rast se kjo ndodh, Juve do të shpenzojë shumë dhe emri kryesor që synon është Dybala, argjentinasi i Palermo-s i cili ka spikatur këtë sezon.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Korçë, dhanë dokumente për azil, hetohen zyrtarët e Libonikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com