• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pseudodebati për Gjergj Kastriot Skënderbeun

by Moikom Zeqo
19/09/2017 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Moikom ZEQO
Për hir të së vërtetës, fillimisht dua të saktësoj termat: Nuk mund të flitet me terma relativë. Po e filloj me atë që quhet gjoja “debat” mbi Gjergj Kastriotin. Debati parakupton një ballafaqim shkencor të argumenteve. Është një formë e zhvillimit progresiv të mendimit. Debati i vërtetë është kërkimi i së vërtetës. Në rastin konkret, kemi një pseudodebat. Pseudodebati është një lloj trilli publicistik. Pseudodebati nuk ka të bëjë me shkencën. Pseudodebati nuk ka të bëjë me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë jam i bindur. Ky pseudodebat është vetëm shterp dhe nuk përbën gjë tjetër veçse një ‘fake news’. Duhet të dimë se në Epokën Post-faktuale nuk ka rëndësi fakti në vetvete, por gjoja qëndrimet dhe perceptimet, të ashtuquajtura si opinione. Ky është një tipar kryesor i postmodernizmit të sotëm dhe kulturës ambiguide të neoliberalizmit. Flitet për performanca, ku nuk ka rëndësi fare e vërteta. Mbizotëron scoop-i mediatik.

Së pari, e gjitha kjo zhurmnajë për Gjergj Kastriot Skënderbeun është 6 shekullore. Tejet e vjetër. Arkaike. Lexoni kronistët osmanë, bashkëkohës të Skënderbeut, se çfarë shkruajnë për të, se si e klasifikojnë si “tradhtar të Perandorisë Osmane”. Kjo tezë ringjallet sot qëllimisht dhe në mënyrë diabolike se Skënderbeu është “një terrorist” ndërkombëtar sepse luftoi dhe vrau myslimanët. Kjo idiotësi e pashembullt është një falsifikim i trashë. Skënderbeu mbrojti atdheun e tij nga pushtuesit. Nuk ishte Skënderbeu që shkoi drejt trojeve zanafillore të pushtuesve, por ishin pushtuesit osmanë ata që sulmuan brutalisht me vdekje, dogjën, pushtuan, shkatërruan Arbërinë e shekullit XV. Në vijim të një teologjie absurde të neo-otomanizmit, shpiket një marrëzi tjetër: Skënderbeu i luftoi myslimanët pushtues, sipas konceptit të luftës së të krishterëve kundër myslimanëve, pra bëhet fjalë për një luftë fetare. Nuk është fare e vërtetë. Kastrioti ynë ka luftuar edhe kundër të krishterëve për ta mbrojtur Arbërinë e tij. Ai ka luftuar edhe kundër venedikasve dhe ka pasur kontradikta me ushtritë e krishtera. Ai luftoi edhe në Itali kundër të krishterëve anzhuinë. Por ai nuk bëri luftëra fetare, në kuptimin spekulativ të manipulimit të sotëm. Ai shquhet si Heroi më i madh shqiptar i luftës kundër pushtuesve turq, madje po të përdorim këtu një përcaktim të Milan Shuflait, ai qe heroi më i tmerrshëm që luftoi kundër pushtuesve osmanë në Ballkan. Pra, miti se gjoja Skënderbeu luftoi Islamin se ishte thjesht i krishterë nuk ekziston. Në këtë pikë duhej të ishte debati shkencor. Sepse janë me qindra dokumente që e saktësojnë figurën e Skënderbeut. Gjithashtu debati për origjinën për babait të Skënderbeut, apo për nënën e tij, është një pseudodebat joshkencor. Nëse “besojmë” Oliver Schmidt-in, babai i Skënderbeut është sllav. Të tjerë thonë se nëna e Skënderbeut është sllave. Imagjinoni tani: Nga një baba sllav dhe një nënë sllave lind një shqiptar!? Ky absurditet është i denjë për rrafshin e marrëzive erazmike. Vetë Skënderbeu në një nga letrat e tij, autentike, shkruan se “nëse kronikat tona nuk gënjejnë, ne jemi epirotë”. Në të gjitha rastet Skënderbeu nënshkruan në latinisht DOMINUS ALBANIAE, pra Zot i Shqipërisë. Pseudodebati për origjinën serbe të nënës së Skënderbeut, “rilindi” nga një publicist. Unë kam lexuar një literaturë shumë të gjerë për këtë pikë. Madje edhe librin e vitit 2007 të një profesori të Mesjetës në Universitetin e Shkupit, që i kushtohet tërësisht figurës së Vojsavës. Ballafaqimi me argumente ndaj këtij libri nuk është aq i vështirë. Shpresoj ta publikoj së shpejti kritikën time. Por të vazhdosh të shkruash se motra e Skënderbeut, Mara, është martuar me një serb, Cernovicin, është akoma një gabim më i rëndë. Sepse dihet me dokumente, siç e ka vërtetuar qartësisht prof. Pëllumb Xhufi, se ai ishte një princ shqiptar në Malin e Zi, prandaj quhej Cernovic, pra malazez. Unë kam qenë para dhjetë vjetësh në Manastirin e Komit në Malin e Zi, ku janë edhe dy varret me pllaka të skulpturuara të Marës dhe të të shoqit. Nga ana tjetër, këto të vërteta historike nuk e mohojnë faktin edhe të martesave të përziera etnike në Ballkan në kohën e Mesjetës. Madje unë kam shkruar shumë herë për Shën Angjelinën, motrën e gruas së Skënderbeut, pra vajzën shqiptare të Gjergj Arianit të famshëm, e cila është ikonizuar dhe nderohet si një shenjtore serbe. Detajet e pafundme që mund të ketë të kohës, nuk mund ta ndryshojnë aspak thelbin historik të figurës së Skënderbeut, sepse ai përfaqëson shkencërisht një rezultante historike, sikurse do të thoshte një nga figurat më të mëdha të Shkollës së Analeve, Marc Bloch.

Po shpjegoj: “Edicioni i dytë” i pseudodebatit lindi me “mbulimin e statujës së Skënderbeut” në sheshin me emrin e tij në ditën e sivjetme të Kurban Bajramit. Ky është një shesh metropolitan për tërë kombin shqiptar. Për mendimin tim, “mbulimi i Skënderbeut” lidhet me një parim teologjik islam që, nuk mund të falesh përpara asnjë figure me tipare njerëzore. Por kishte një zgjidhje tjetër, jashtë çdo konflikti të kotë: të jepej leja për të bërë faljen në ndonjë shesh tjetër. Por, reagimi im, i cili ishte në 2-3 fjali, ose dhe reagimi i të tjerëve, që mund të shmangej kjo gjë, ndezi gjithashtu një pseudodebat.

Kulmi qe emisioni televiziv i Rudina Xhungës, ku unë mora pjesë bashkë me Pëllumb Xhufin dhe gazetarin Kikia, ku kishim përballë në panel, një imam të vetëshpallur dhe gjithashtu një akademik të vetëshpallur. Niveli qe i papërshtatshëm dhe degjeneroi edhe në situata banale. Por nuk jam i penduar që mora pjesë në këtë emision. Kam marrë SMS që i kam të ruajtura, me sharje, kurse në “FB” ka pasur komente fyese dhe kërcënuese sidomos në disa portale islamike. Por nuk më shqetëson aspak ky fakt. Ato bëhen nga hakera të paguar për të sulmuar dhe denigruar figurën time. Është përtej absurditetit. E habitshme është ta mendosh se ta mbrosh në mënyrë normale, pa asnjë “stil patetik” figurën e Skënderbeut pas gjashtë shekujsh dhe për këtë të të sulen me fjalë fyese, është gati e pakonceptueshme. Myslimanët shqiptarë, kudo që janë, të të gjithë kombit tonë, kanë një dashuri të padyshimtë dhe e nderojnë Heroin tonë Kombëtar. Është, pa dyshim, një mysliman si Ismail Qemali që zgjodhi flamurin kombëtar të shqiptarëve, flamurin e Skënderbeut, që e kemi edhe sot. Sipas mendjes halucinante të neootomanëve të sotëm për Aktin e Pavarësisë, edhe Ismail Qemali duhej shpallur si “tradhtar” dhe “terrorist” i Perandorisë Osmane. Naim Frashëri shkroi poemën e madhe për Gjergj Kastriot Skënderbeun, kur dihet se Naimi nuk qe i krishterë. Por futja e një përçarjeje midis shqiptarëve, për gjoja një konflikt fetar onirik, është një nga instrumentet më diabolike të shqiptarofobisë, e cila vetëklasifikohet sidomos si skënderbeofobi.

Dhe paralelisht me sulmin ndaj Skënderbeut, arrihet edhe në konkluzione të tjera se “shqiptarët nuk vijnë nga ilirët”. Se “shpikja e kombit shqiptar” është një shpikje e vonë e austro-hungarezëve, duke dalë kështu Shqipëria jashtë historisë përfundimisht, pra si një krijesë fantazmagorike e sajuar nga disa rilindës të shekullit XIX. Jo. Unë jam thellësisht i bindur në këto që them. Me këtë rast kam lexuar një numër shkrimesh më të sofistikuara. Po për fat të keq, të kufizuara në konceptim dhe të klientelizuara në ide. Kështu, kriticizmi ndaj Skënderbeut, bëhet në emër të luftës kundër idolatrisë. Skënderbeu nuk është figurë idolatrike. Skënderbeu është një figurë emblematike historike.

Për Skënderbeun janë mijëra libra të shkruar, janë një koleksion i madh dokumentesh, që saktësojnë rezultanten historike të figurës dhe aksionit të tij në shekullin XV. Pra nuk është një fantazmagori dhe as një subjekt thriller, as dhe një motiv operete të lehtë. A duhet të ketë një debat shkencor për Skënderbeun? Në mënyrë absolute duhet të ketë, por ama, debat shkencor. Sulmet mediatike, konfuze dhe larg shkencës, pa dyshim që nuk kanë asnjë të ardhme. Tërë dishepujt e Skënderbeofobisë, qofshin shqiptarë ose jo shqiptarë, mua më kujtojnë një pasazh, tejet tipologjik, te libri i jashtëzakonshëm “Liza në botën e çudirave” të shkrimtarit dhe matematikanit Ljuis Kerëll. Ja ç’thuhet në këtë pasazh:

– Gjykatësi le të mendojë për gjykimin, – urdhëroi Mbreti, ndoshta për të njëzetën herë atë ditë.

– Jo, jo, – ndërhyri Mbretëresha. – Më parë vendimi, pastaj gjykimi.

– Marrëzi! – thirri Liza me të madhe. – Si u dhënka vendimi para gjykimit.

– Mbyll gojën ti! – U inatos Mbretëresha dhe u zverdh në fytyrë.

– Aspak! – ia priti Liza.

– T’i pritet koka! – urdhëroi Mbretëresha.

Por asnjeri nuk luajti nga vendi.

– Kush pyet për ju, – ndërhyri Liza (e cila tani kishte arritur plotësisht gjatësinë e vet). – Ju nuk jeni gjë tjetër veçse një palë letrash bixhozi….

/balkanweb

Next Post
Basha jep dakordësi për Reformën Zgjedhore, por vendos tre kushte

Reforma zgjedhore, Basha: Urgjencë absolute, marrëveshja me Ramën ka “vdekur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In