• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse zgjedhjet e 2021, nuk mund të jenë si të 2019!

by Alfred Peza
20/09/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk është çështja thjeshtë se ato të 30 qershorit ishin zgjedhjet e përgjithëshme lokale, ndërsa ato të 25 prillit, janë zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare. Përtej kësaj, nga të gjitha pikëpamjet, zgjedhjet e 2021, nuk do të jenë kurrë si ato të 2019. Le ti marim me radhë:

E para, opozita e rrugës dhe ajo e re parlamentare, nuk kanë për ti bojkotuat zgjedhjet e pranverës së ardhshme, siç ndodhi me ato të verës së shkuar. Sepse jo vetëm që u provua se nuk mund ta pengonin kësisoj zhvillimin e procesit elektoral, por më pas kuptuan, se kjo ishte rruga më e mirë për të dëmtuar veten dhe jo kundërshtarin politik.

E dyta, si Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kuptuan se jo vetëm në planin e brendshëm, por as në planin ndërkombëtar, konjuktura nuk i favorizon. Aleati ynë strategjik SHBA por edhe BE, në asnjë rast nuk mund të përkrahin asnjë lider, parti dhe koalicion politik që nuk mer pjesë në një garë zgjedhore. Lejimi i një precedenti të tillë, do të ishte një “covid-19” demokracie, për Ballkanin.

E treta, ndryshe nga sa menduan fillimisht se përmes daljes nga sistemi, do arrinin që ta delegjitimonin mazhorancën parlamentare, e për rrjedhojë do ta dobësonin aq shumë sa ta detyronin që të dorëzohej e ta fitonin pushtetin në tavolinë, u ndodhi e kundërta. Opozita është sot më e dobët se kurrë, pa asnjë lloj përfaqësimi në asnjë prej pushteteve në Shqipëri, si kurrë më parë në tri dekadat e fundit.

E katërta, qëllimi strategjik i zhvillimeve politike të 2019 pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, ishte çuarja e implementimit të reformës së re të drejtësisë, në “kalendat greke”. Pjesërisht përmes Presidentit të Republikës më së shumti, nuk është se nuk ia kanë dalë që ta frenojnë atë, por dështuan për ta bllokuar, deformuar dhe zhbërë atë.

E pesta, në këto kushte mazhoranca socialiste doli shumë herë më e fortë, nga kjo goditje, e cila i dha formë politikisht këtij mandati qeverisës. Ndaj, PS kishte qetësinë dhe koshiencën historike për ti ofruar dorën e rikthimit të opozitës së rrugës në sistem, përmes tryezës së Këshillit Politik. Marrëveshja e 5 qershorit, në bashkëpunim edhe me SHBA e BE, është produkti konkret që e vërteton këtë.

E gjashta, mazhoranca është në lartësinë e përgjegjësisë për të ruajtur të gjitha ekuilibrat e sistemit, ndaj nuk kishte sesi të mos merte parasysh kërkesat e opozitës së re parlamentare, që çuan në ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Hapja e listave, koalicionet parazgjedhore dhe çështja e pragut elektoral, janë tashmë një realitet i miratuar në heshtje edhe nga Presidenti Meta. Ky hap jo vetëm demokratizon procesin dhe rrit vlerën e votës së qytetarëve, por i standardizon rregullat e lojës demokratike.

E fundit, kjo sitatë e bën mazhorancën socialiste të jetë jo vetëm e qartë dhe e qetë. Por, e vendosur për ti shkuar deri në fund, bashkëpunimit me të dyja opozitat. Për aq kohë, sa ato, duan vërtetë që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, për ta çuar përpara procesin. Implementimi i ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor nuk është më një aspiratë, por një çështje që duhet adresuar sa më mirë dhe sa më parë, përmes votimit në Parlament.

Kjo do ti jepte fund debateve boshe publike e mediatike. Partitë politike dhe koalicionet duhet ti shfrytëzojnë sa më mirë, 7 muajt e mbetur në dispozicion, në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e pranverës së ardhëshme. Nga kjo panoramë zhvillimesh, një gjë është e sigurtë; zgjedhjet e 2021, nuk do të jenë kurrë si ato të 2019. Sepse askush jo vetëm që nuk ka shkak, por tani kanë rënë edhe të gjitha sepebet, për të bojkotuar.

Pasi i provuan të gjitha në këto 7-8 vitet e fundit, qëshkurse PS është në qeverisjen e vendit, nuk u ka mbetur më asgjë tjetër për të bërë. As të futen nëpër çadrat e bulevardit. As të djegin mandatet. As të bëjnë “revolucionet e molotovëve”. As të lyejnë me bojë të zezë fasadat e institucioneve. As të djegin shkollat ku do të vendosen qendrat e votimit. As të bojkotojnë procezin zgjedhor.

E vetmja rrugë që u ka mbetur, është që të sillen si një opozitë normale dhe të nisin fushatën në kushtet e pandemisë. Në fund, le tua lemë në dorë shqiptarëve, për të vlerësuar me votë, se kush është më i miri për ti qeverisur deri në 2025!

Next Post
Video/ Meta ia merr valles në Dibër, harron kërcënimet për shpërndarjen e parlamentit dhe rregullat e pandemisë

Video/ Meta ia merr valles në Dibër, harron kërcënimet për shpërndarjen e parlamentit dhe rregullat e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In