• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse votojmë qeveritë që nuk i duam?

by Vesko Garçeviç
13/03/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vesko Garçeviç 

Zgjedhjet e fundit në Beograd vërtetuan edhe njëherë se ballkanasit nuk i duan qeveritë e tyre, por sërish votojnë partitë që janë në pushtet.

Kur isha ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Vjenë, Vuk Draskoviç, në atë kohë ministër i Jashtëm më tregonte një anekdotë për “opozitarizmin e tij të lavdishëm” si kundërshtari kryesor i Sllobodan Millosheviçit.

Jemi në fillim të viteve ’90. Gjatë fushatës elektorale në një nga zonat rurale të Serbisë Lindore, Draskoviç po zhvillonte një takim me fermerët, që e lanë pa fjalë me logjikën dhe argumentin e dhënë se përse nuk do të votonin për partinë e tij. “Do të të votojmë kur të vish në pushtet!”, i thanë ata.

Pak vite më parë, zhvillova takime me qytetarët si koordinator kombëtar i NATO-s në Malin e Zi. Asgjë nuk më ka bërë përshtypje më shumë sesa mungesa kronike e optimizmit që vura re. Askush nuk e besonte, as e dëshironte qeverinë, as partinë në pushtet, por ishin akoma më të zhgënjyer dhe kishin më pak respekt për aktorët e tjerë politikë.

Si funksionon kjo marrëdhënie dashuri-urrejtje? Çfarë i bën ballkanasit që të duan njerëzit në pushtet? Frika, apo pasiguria nga ndryshimi, apo që të dyja?

E vërteta është që menjëherë sapo ngjiten në pushtet, elitat politike ballkanase kanë tendenca që të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është një fenomen politik që nuk është shpikur në Ballkan, nuk mban vulën tonë, por në Ballkan është më i theksuari.

Problemi është i thellë dhe pjesë e tij janë të gjithë aktorët politikë në të gjithë rajonin, si ata që sot janë në pushtet, ashtu edhe të tjerët që janë në opozitë.

Skenari i rezultatit të zgjedhjeve vendore në Beograd, që Vuçiç i quajti “festival i demokracisë”, mund të përsëritet së shpejti në zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve duket e konsumuar pas dy dekadave në pushtet, por sërish opozita duket e paaftë për të gjetur një formulë suksesi dhe numri i kandidatëve nga radhët e saj sa vjen e shtohet.

Panorama politike sot për të gjithë rajonin është gri. Grija është perfekte dhe e përshtatshmja për të përshkruar atë që po ndodh politikisht në rajon, duke lënë menjanë problemet endemike, si korrupsioni apo mungesa e demokracisë.

Kosova duket se ka një probleme më të shkuarën e saj dhe me konceptin e drejtësisë. Kroacia gjithashtu ka të njëjtin problem dhe këtë e tregoi Këshilli i Pasojave të Regjimeve Autokratike, që propozoi disa amendime ligjore që do të lejonte “ekskluzivisht” veteranët e Luftës së Dytë Botërore që të përdorin sloganin fashist të Ushtasave “Za Dom Spremni” (Gati për Atdheun!)

Problemin më të madh me të shkuarën e saj e ka Serbia, sidomos me rolin protagonist që luajti në konfliktet e viteve ’90. Jo shumë kohë më parë, ministri serb i Mbrojtjes tha se Beogradi duhet të kërkojë ndarjen e Kosovës për të siguruar anëtarësimin në BE. Llogaritë janë të qarta; flasim për ndarjen e Kosovës, por nënkuptojmë edhe Republikën Serbe të Bosnjes.

Bosnja ka problem me të tashmen. Nën presionin e Erdogan, qyteti i Sarajevës tërhoqi vendimin për të nderuar nobelistin Orhan Pamuk, shkrimtar e aktivist i njohur për qëndrimet e tij anti-Erdogan. Pamuk ishte i denjë për një çmim Nobel, por jo për qytetin e Sarajevës. Sinjalet më shqetësuese mbërrojnë nga Republika e Serbëve të Bosnjes. Entiteti kryesor i serbëve bleu 1700 armë ushtarake, të cilave do t’u shtohen edhe 2500 të tjera së shpejti. Përse? Për të mbrojtur veten?! Nga kush?!

Të gjitha vendet po përpiqen që të ngjisin malin e quajtur “reforma demokratike dhe shteti ligjor”, me shpresën që nuk do të rrokullisen mbrapsht. Megjithatë, i vetmi sinjal pozitiv mbërrin nga Maqedonia dhe qeveria e saj e re, që po përpiqet të rikthejë vendin në shinat që çojnë drejt Brukselit.

Cilat janë alternativat? Fatkeqësisht, përveç disa zërave të shoqërisë civile dhe të disa politikanëve të zhvlerësuar nga votuesit, opozitarizmi në rajon nuk duket më mirë se ata në pushtet, për të mos thënë më keq. E fragmentuar, e çorganizuar, pa vizion dhe e drejtuar nga udhëheqës të vetëpromovuar, fati i kësaj opozite është dështimi.

Në këto kushte, nuk duhet të habitemi se përse shumica e ballkanasve, ata që nuk kërkojnë thjesht fytyra të reja në politike, qëndrojnë në shtëpi dhe nuk votojnë. Janë me miliona prej tyre, të rinj, të edukuar, por të zhgënjyer dhe të pakënaqur, që ëndërrojnë të jetojnë një jetë normale, por fatkeqësisht larg vendit të tyre. Këta janë potenciali i pazbuluar i shoqërive ballkanase, por që aktorët politikë nuk i arrijnë dot, pasi ata nuk janë “votuesi tipik” dhe as militantë.

Në këtë moment, asnjë forcë politike në rajon nuk duket në gjendje që të tërheqë vëmendjen dhe interesin kësaj pjese të shoqërisë, që do të pasonte transformimin, ndaj kur të vijë viti i “anëtarësimit”, nëse do të vijë ndonjëherë…ata nuk do të jenë më në Ballkan, por duke jetuar gjëkundi, në një vend më të mirë.

Autori Vesko Garçeviç, ish-ambasador i Malit të Zi në NATO dhe OSBE, është profesor në Frederick S. Pardee School of Global Studies, Boston University./BIRN

Next Post
Përgjegjës për vdekjen e 300 mijë njerëzve, vdes në moshën 96-vjeçare ‘llogaritari’ i Aushvicit

Përgjegjës për vdekjen e 300 mijë njerëzve, vdes në moshën 96-vjeçare 'llogaritari' i Aushvicit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com