• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

by Ylli Pata
20/08/2026 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sonte, një grup i vogël i një prej grupimeve më të famshme të OJF-ve botërore do të niset nga brigjet e Puljas, përkatësisht nga Brindizi për tu ankoruar në Vlorë, me një ndalesë përballë Sazanit.

Bëhet fjalë për Global Sumund Flotilla, një organizatë që u bë e famshme për inkursionet me anije me vela në Gaza, e cila sa herë ka kryer misionet e saj, ka shkaktuar përplasje me autoritetet izraelite.

E justifikuar se ka qëllimin për të dërguar ndihma humanitare, në fakt, kjo organizatë është një rrjet mjaft i njohur më shumë për peshën e saj publike në përkrahje të kauzës palestineze dhe akuzave të rënda ndaj Izraelit.

Global Sumund Flotilla drejtohet nga Saif Abukeshek, një palestinez që jeton në Barcelonë, activist dhe drejtues i kauzës palestineze prej vitesh. Edhe kryesia e organizatës ka në përbërje palestinezë, marokenë, turq, që janë kryesisht përfaqësues të organizatave islamike, ndërkohë edhe aktivistë të së majtës europiane dhe botërore.

Politikisht Global Sumund Flotilla është një prej grupimeve më të rëndësishme të së majtës botërore, e nisjen ceremoniale nga Spanja për në Gaza e kreu pikërisht pas samitit të së majtës botërore që u mblodh në Spanjë nën drejtimin e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sances.

Ardhja e saj në Shqipëri, nuk është e plotë, pasi në të do të jetë një grup i vogël varkash me vela, në bordin e të cilëve do të jenë edhe shqiptarë me banim në Itali.

Megjithatë, sfondi apo arsyeja e kësaj ardhjeje është e qartë: mbështetje politike për Revolucionin e Flamingove. Po çfarë misioni real ka kjo simbolikë e çfarë përfaqëson, si dhe ku kërkon të dalë.

Në shpjegimin e tyre është e qartë se misioni i ardhjes në Shqipëri është politik; për të mbështetur Revolucionin e Flamingove, të cilin ata e quajnë si një mision kundër familjes Trump.

Jo më kot shfaqen e parë e bëjnë para Sazanit, i cili, së paku nga pretendimi në protesta, nuk ka lidhje me këtë çështje.

Synimi është të riaktivizohet zhurma botërore ndaj jared Kushnerit dhe Ivanka Trump-it, pikërisht tani që po afrohen zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ku e majta amerikane e ka kauzë politike çështjen e investimeve të familjes Trump.

Ndërkaq, përveç logjikës së fushatës, e gjitha është edhe një mission për të sulmuar Jared Kushnerin, i cili po drejton bisedimet e rëndësishme në Gaza për të çarmatosur Hamasin dhe nisur instalimin e administratës së re ndërkombëtare, sipas Borditt ë Paqes.

Flotilja, e cila është akuzuar disa herë se është mbështetëse e Hamas, po akuzon Jared Kushnjerin se po dëmton interest e popullit të Gazës. Interesa që mbrohen në të vërtetë vetëm me një Hamas të armatosur edhe me një kthim të normalitetit dhe vetëqeverisjes politike, jo nga organizatat terroriste.

Sipas të gjitha gjasave, tre anijet e flotillas janë vetëm nisja e një aktiviteti që do të bëhet edhe më i dendur gjatë vjeshtës.

Kur dhe zhurma të të jetë më e madhe, por edhe aktorët vendas të lidhur me këtë lëvizje, pra grupimi i majtë i Arlind Qorit, do të faktorizohen edhe më shumë.

Kështu që teza se “Zvërneci është vetëm shprepsja” nuk qëndron, pasi i gjithë ky revolucion ka pikërisht këtë kauzë dhe qëllim politik jashtë Shqipërisë.

Trump dhe Izraeli përdoren thjesht si shënjestra politike të së majtës dhe grupimeve proislamike. Të cilat gjithashtu në Shqipëri janë forcuar dhe kanë dalë në pah prej lidhjeve që kanë pasur me këto organizata. Madje njëri prej personave të rëndësishëm në protest, është një prej pjesëmarrësve në flotilje, i cili u arrestua edhe nga ushtria izraelite.

Grupimet e tjera që natyrishëm i janë bashkuar protestës e që jo më kot kanë pasur disa herë përplasje, duket se po kërkojnë të kenë identitetin e tyre. Por gjasat janë që ata të mbeten gjithmonë në mbështetje të grupit të madh që janë të majtët e islamistët, të cilët kanë qëndrime politike të qarta dhe i kanë thënë që ditën e parë.

Next Post
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com