• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse Vasili dhe Shehu nuk dhanë vilat për spital Covidi?”, Gazetarja që iu vu tritol: Ilir Meta të dekorojë mjekët!

by A R
02/12/2020 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më të fortë se kurrë, Ismail dhe Zenepe Luka kanë rrëfyer momentet e vështira të jetës së tyre, betejën me COVID-in. Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Ajo është gazetarja që iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj. Sot, një tjetër “armik” tentoi që t’i merrte një njeri shumë të shtrenjtë, bashkëshortin, por fatmirësisht, ia doli ta mundte. Ismaili ka treguar me detaje betejën e tij me COVID-in ku nuk i ka kursyer falënderimet për bluzat e bardha.

“U shtrova dhe ndenja 2 javë, shërbimi ishte i shkëlqyer, që nga infermierët,. Shërbim i përsosur. Unë sot jam shumë i përmirësuar dhe dalë nga dalë po e marr veten. Ishte shërbim i jashtëzakonshëm, që nga infermierët që ushqenin të sëmurët çdo orë, për temperaturat, përmend Esi Dukën, Naja Çomon, Tritan Kalon se falë tyre kam jetën, se kur kam shkuar në spital kam pasur 30% të mushkërisë që më funksionin”, tha Ismaili.

Teksa Ismaili luftonte me COVID-in te spitali Infektiv, ato dy javë nuk kanë qenë aspak të lehta edhe për Zenepen. Ajo tregon se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me mjekët, Tritan Kalo, Esi Dukën dhe Najada Çomon, që edhe pse ishin shumë të zënë me punë, gjenin kohë dhe e informomin për situatën shëndetësore të bashkëshortit të saj.

“Situata shëndetësore e bashkëshortit tim ishte shumë kritike, kur i bëra skaneri dhe doli me 30% të mushkërisë u alarmova  dhe është nisur brenda orës në Tiranë, me ambulancë të shoqëruar me infermierë dhe oksigjen, le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, të gjitha ata që kanë shpirt dhe zemër dhe flasin në emër të ndjenjës  njerëzore, një përkujdesje e jashtëzakonshme, e profesor Tritan Kalos, e Comos, Esi Duka, arriti që në ditën e 4 të merret kthesa drejt jetës. Ata gjenin kohë, më shkruante profesor Tritan Kalo e të më thoshte “situata shëndetësore e bashkëshortit tënd është kjo”. Ashtu edhe profesoreshë Najada, në telefon Duka, “ndihet më mirë”, tha ajo.

Luka ka pasur kritika të ashpra për opozitën. E pafalshme e ka quajtur ajo publikimin e fotove nga morgu i spitalit, teksa tha se e sheh krejtësisht absurde faktin që edhe në këto ditë, kur po diskutohet jeta, politika nuk është bashkuar për të punuar për një qëllim të përbashkët.

“Dhe si gazetare e ndjek situatën orë pas ore, çfarë ndodh me bluzat e bardha, me atë ministren në moshë të re, kur e pashë që u përlot në parlament, sepse kolegët e saj, opozita i fyen i shan, them ‘O Zot dhe në këtë situatë ku diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi dhe të punojmë të gjitha bashkë. Pashë lajmin që të gjithë deputet ikën nga parlamenti dhe mjekët veshën bluzat e bardha. Këtu te ne, mjekët e opozitës jo vetëm nuk e bënë këtë, por me daljet e tyre arrijnë deri në një farë mënyrë arrijnë të denigrojnë, jam gazetare profesioniste, nuk do i toleroja ato fotografi që nxori opozita të të vdekurve në morg, jo, as mediat nuk duhet t’i toleronin. Nëse do ishte zoti Vasili ministër i LSI-së, ca do bënte me shumë? Tritan Shehu të vesh bluzën ë bardhë. Pse nuk vunë një vilë dhe ta shndërronin në spital COVID? Unë takoj qytetarë në Vlorë dhe më thonë “boll më me lajme të zeza, mjaft më me politikën që vetëm flet dhe ulërit, të bëhemi së bashku”, rrëfen ajo.

Ajo ka dhe një kërkesë për presidentin Ilir Meta.

“Ne do i japim një medalje, si fondacion spitalit Infektiv, ia kemi kërkuar dhe Metës që të vlerësoj këto bluza të bardha, në radhë të parë i meritojnë, në radhë të dytë i ngrenë moralin.

/a.r

Next Post
Përfundon afati për ofertat e Milot-Fier / Udhëtimi në rrugën 115 kilometra do të kushtojë 7.5 Euro

Skualifikohet oferta e vetme për ndërtimin e Milot-Fier / Kompania kërkoi 8 vjet për përfundimin e projektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In