• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u zgjodh data 8 që mund të rrotullohet ngado?

by Frrok Çupi
08/12/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ajo ditë nuk ka ekzistuar kurrë, tani duket se është shpikur. Mes 31 datave u zgjodh numri 8; mund të ishte 7, mund të ishte 11, 13 ose 17.

Për nga sensi i ëndërrimit, data e vullnetit kombëtar për t’u bashkuar me Europën, kishte qenë çdo ditë të jetës së njeriut në këtë vend; por nuk e lejuan.

Po data 8, çfarë është?

Numri 8, në fakt nuk ka qenë mes numrave fatalë. Ata që e zgjodhën nuk e treguan arsyen ‘pse?’, edhe pse mund të zgjidhej çdo datë tjetër për ta emërtuar si ‘ditë të revolucionit demokratik të rinisë’. Si ditë e fillimit të përleshjes me regjimin e diktaturës mund të ishte zgjedhur secila nga 365 ditët e vitit. Mund të ishte zgjedhur edhe data 2 korrik 1990, kur populli i Tiranës shembi muret e ambasadave të Europës dhe u drejtua andej. njësoj si dita e shembjes së Murit të Berlinit.

Por, çuditërisht, u zgjodh dita e tetë e dhjetorit. Tani kur kjo ditë duket se është thjesht një ‘totem’ dhe aspak një realitet, kthehemi e shikojmë fatalitetin e numrit 8.

Numrin 8 e paskan zgjedhur këta që sot quhen ‘dhunues të demokracisë’ dhe të jetës së njeriut…, sepse 8-a është i vetmi numër me ‘dy zero’. A mos vallë këta që sot po kërkohen nga Drejtësia dhe Vullneti i Popullit si të korruptuar të mëdhenj dhe minues të jetës së vendit, këta të jenë tallur që atëherë me vullnetin e popullit?!. Popullit që kërkonte Europën këta i vunë përpara totemin me dy zero:

“Ja, merreni, këtë do të keni përjetë – numrin zero dyfish!”, dhe duket se popullit i treguan gishtin e mesit.

Numrin 8 e paskan zgjedhur mes 31 numrave të muajit, sepse ky numër ka një magji djallëzore: Mund ta vendosësh më këmbë, por edhe mund ta kthesh me kokë poshtë… Njësoj del, prapë numri 8. Ku ta dinim ne se shpikësit e ‘magjisë djallëzore’ po na shfaqeshin ‘të hapur, të sinqertë dhe besnikë’. Na treguan të vërtetën se çfarë po na sillnin: Numrin që mund ta rrotulloje nga të duash, nëse do demokraci- kjo është; nëse do komunizëm- po ky numër është. Asgjë nuk ndryshoi në datën 8. Edhe Partia Komuniste e Shqipërisë ishte krijuar në datë 8.

Numrin 8 e zgjodhën sepse ky është numri i vetëm që edhe sikur ta shtrish përdhè, ai prapë 8 lexohet. Numri 8 ishte ‘Kali i Trojës’ që bëri sikur do të sillte demokraci e dinjitet, por solli Përbindëshin të ulur gjunjas si 8- a e shtrirë. Presidenti i parë Demokratikas deklaroi se ‘do të jetoj si populli, në një apartament në Brrakë’. Gjunjas e gjunjas, bashkë me familjen, shkatërroi vendin dhe vodhi pasurinë kombëtare. Qeveria e tij si ‘demokratike’ hyri gjunjas si një organizatë kriminale në jetën e popullit. Tani të gjithë, që nga Amerika e Europa, po përpiqen ta nxjerrin nga jeta e popullit, por është e vështirë.

Numrin 8 e prunë siç bie ustai gurët e shtëpisë së re ku do të ndërtohet frëngjia me dy poste për të vrarë njerëz me armë. Në dritaret e 8 dhjetorit, Berisha me shokë e familje, vendosi armët ku vrau qindra; ndërsa në oborrin e kryeministrisë vrau 4 protestues. Në frëngjitë e datës 8, Berisha nxori grykat e 4 snajperëve për të vrarë liderin e opozitës dhe kush t’i dilte përpara. “Do t’u kisha vrarë të gjithëve!’, deklaroi ai në një çast.

Pse e zgjodhën këtë mes 31 numrave që nuk i ngjajnë numrit 8?

E zgjodhën pikërisht pse është 8. Teta mund të ndahet në dy pjesë e prapë dalin dy numra të njëjtë: Zero. Projekti i shtetit që doli nga data 8 dhe presidenti gjysmë komunist, gjysmë demokrat, ishte ndarja e vendit. Pas datës 8 dhjetor 1990, vendi do të futej në konflikt dhe luftë vrastare. Presidenti që doli nga frëngjitë e datës 8, urdhëroi që gjysma e popullit të Shqipërisë të vrasë gjysmën tjetër; Veriu kundër Jugut. U arrit kjo ‘fitore’ e Berishës, u vranë mbi 3 mijë dhe ra shteti. U desh që të vijnë ushtritë e Korbecë të Bashkuara për të mbrojtur shqiptarët që nuk ishin vrarë ende nga shqiptarët.

Numri 8 tani rri varur me kokë poshtë; ndoshta krijon vizion optik të një periudhe para 78 vjetësh.

Next Post
Kongresi i PS/ Peleshi: Shqipëria sot një nyje strategjike e infrastrukturës në rajon dhe një faktor stabiliteti në Ballkan

Kongresi i PS/ Peleshi: Shqipëria sot një nyje strategjike e infrastrukturës në rajon dhe një faktor stabiliteti në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com