• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u sulmua publikisht mbrëmë Xhisiela

by Flogert Muça
02/10/2018 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Mbrëmë praktikisht ka marrë fund edhe saga disa ditore e një të reje nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila pasi u bë ‘faqe e parë’ në mediat e vendit, zgjodhi të dalë dhe të thotë të vërtetën e saj në dy nga studiot televizive në vend. Tani fjalën e fundit do ta thonë organet e drejtësisë. Pas një periudhe intensive ku media foli për Xhisielën, mbrëmë ajo doli dhe tha se ato ishin të vërtetat dhe se kishte dalë për të dhënë një sqarim për qytetarët, që do ishte i pari dhe i fundit.

Deri në këtë pikë nuk kishte asnjë surprizë dhe asgjë për tu komentuar, por, në momentin që Xhisiela hapi gojën për të thënë të vërtetat e saj, një tsunam nisi mbi të. Në fakt pritej që Partia Demokratike të vazhdonte ta përdorte atë politkisht, siç e ka bërë, po e bën dhe do ta bëjë. Skenari i PD-së tanimë është i qartë dhe ajo nuk ka ndërmend të tërhiqet prej tij edhe pse as nuk e nderon e as nuk i jep vota. Por PD-së ka kush ja bën llogaritë. Edhe nga ish-oficeri që mori azil politik duke përdorur Xhisielën pritej që të hidhej në sulm sepse deklartatat e saj rrëzonin të tijat.

Por ajo që ishte mbrëmë sjellja më e çuditshme, ishte e disa gazetarëve dhe juristëve në studiot televizive.

Është fakt që në ato studio dalin njerëz që flasin edhe për politikën edhe për ekonominë, shou bizin, ngrohjen globale e çdo temë që iu del përpara, ku edhe pse çfarë nuk thuhet, prap nuk është se prishin ndonjë punë të madhe, sepse nuk kanë besueshmëri. Por kur flitet për një temë si ajo e mbrëmshmja duhet mbajtur  goja, sepse në atë lloj rasti fjala vret më rëndë se në çdo rast tjetër. Nuk mund të dhunosh verbalisht një vajzë që kishte dalë nga dy intervista e t’i thuash duke i ngritur zërin që “Ti po gënjen sepse nuk thua atë që them unë…”, për sa kohë ka institucione që po merren me çështjen.

Edhe më e rëndë bëhet situata kur disa gazetarë kronike nuk shkojnë në terren për të investiguar raste pafund si ai i Xhisielës, por hidhen në sulm vetëm kur në histori të tilla përzihet politika, më së paku janë të pabesushëm për opinionin publik. Ku ishin këta gazetarë në 21 korrik e deri dje?

Unë e kuptoj që mediat kishin audiencë të lartë nga historia e Malokut siç edhe portalet kanë patur shumë klikime, por kjo nuk do të thotë që për hir të audiecës apo për interesa politikë ne të ‘përdhunojmë’ në studio televizive një vajzë që prej ditësh e sheh vetën në çdo kryelajm dhe kur tenton të dalë të thotë të vërtetën e saj, masakrohet publikisht.

/Lexo.al

Next Post
Rashel Kolaneci poston një FOTO të “nxehtë”, TAYNA ka diçka për t’i thënë

Rashel Kolaneci poston një FOTO të "nxehtë", TAYNA ka diçka për t’i thënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In