• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u sulmua me tritol njeriu i Lulzim Bashës?!

by Ylli Pata
27/03/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kanë kaluar 24 orë nga hedhja në erë e një ndërtese në qendër të qytetit të Shkodrës, e cila është një nga ndërtesat më të vjetra e historike të qytetit.

I quajturi gjithmonë si “Gastranomi”, ajo ndërtesë është pronë e familjes Bushati, përkatësisht njërës prej degëzimeve të këtij mbiemri mjaft të famshëm në Shkodër, ku ka shumë “barqe” e fise.

Ekzaktësisht, ajo është pronë e Xhemal Bushatit, dhe e familjes së tij. Bushati, ishte më 6 mars kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, si dhe u identifikua si përkrahës i PD-së zyrtare që deri dje drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjatë fushatës për bashkinë e Shkodrës, pala e foltores që arriti të fitojë dhe PD pati një përplasje të madhe, që shkoi deri në sharje, sulme e kërcënime.

Këtë e ka deklaruar si kryetari i PD-së së Shkodrës, Xhevdet Amuli, por edhe kandidati për kreun e bashkisë, Xhemal Bushati.

Dy ditë më parë, në selinë e PD-së së Shkodrës, disa punonjës së bashkisë, kanë shkuar dhe ngjitur një poster të Sali Berishës, tek dera kryesore e degës, kur ajo ka qenë e mbyllur. Me një fjalë, dega e PD-së, ka qenë në një linjë me qendrën, e cila nuk lejoi Sali Berishën që të kthehet për të kandiduar për kryetar.

Ngjarja ka ndodhur thuajse njëkohësisht me “vizitën” e Sali Berishës në selinë e PD-së dhe përplasjen e tij me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Pikërisht pak orë pas kësaj ngjarjeje ka ndodhur shpërthimi i tritolit në pronën e njeriut më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në Shkodër, i cili një javë më parë kundërshtoi dorëheqjen e Bashës, e publikisht akuzoi struktura të ngritura nga Voltana Ademi dhe administratën e qeverisë, që e kanë sulmuar PD-në gjatë fushatës së 6 marsit.

Vendi ku ka shpërthyer tritoli, është në qendër të Shkodrës, pak hapa me bashkinë, e përballë selisë së prefekturës, 500 metra nga Gjykata e Rrethit. Policia e shtetit, në një komunikatë me dy rreshta nuk thotë asgjë mbi ngjarjen, edhe pse ajo është shumë serioze.

“Rreth orës 02:20, në derën  e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një  biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në disa medja e rrjete të lidhura me qatqe politike po flitet sikur ngjarjet janë të lidhura me konflikte apo “premtime të parealizuara elektorale”.

Xhemal Bushati, është një militant e përkrahës i PD-së që prej 1990-s, së bashku me familjen e tij, por nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë që të ketë pasur poste qeveritare.

Familja e tij është marrë me tregti që me rënien e komunizmit, duke qenë një nga bizneset e vogla me më shumë punë, e ku ishin aktivizuar thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes. Edhe pse një mbështetës i flaktë i PD-së, Xhemal Bushati, ka qenë gjithmonë një qytetar i edukuar që asnjëherë nuk është përplasur për punë partie apo përkatësie politike.

Gjatë mandatit të parë të Voltana Ademit, pra viteve 2015-2019, Xhemal Bushati ka qenë kryetar i  këshillit bashkiak të Shkodrës. Nëse ka krijuar përplasje gjatë kësaj pune, është fakt se ai nuk ka lejuar dhënien e lejeve apo koncensioneve për grupe të rëndësishme kriminale. Është fakt i njohur, qëndrimet edhe publike të tij për këtë çështje gjatë kohës kur drejtoi këshillin.

Prona e tij historike në mes të Shkodrës, prej kohësh nuk administrohej nga familja Bushati, pasi i ishte dhënë me qira një prej rrjetit të njohur të shitjes së veshjeve në Shqipëri, që përfaqëson një kompani të huaj.

Logjikisht, ai që e ka vënë nuk e ka pasur me kompaninë e njohur, e cila është shumëkombëshe dhe nuk ka si të sulmohet në Shkodër, e as me pronën, e cila ka të paktën 100 vjet e ndërtuar dhe është pjesë e korpusit muzeal të shëtitores qëndrore të qytetit.

Arsyeja e vetme e atij sulmi, është pikërisht mesazhi ndaj Xhemal Bushatit, i cili kohët e fundit ka mbajtur qëndrime të qarta politike, të cilat kanë qenë në krah të kundërt me qëndrimet e “Shtëpisë së Lirisë”, Foltores dhe Sali Berishës…

Next Post
Shpallja “non grata”/ Berisha ‘ngul këmbë’: Blinken të më kërkojë falje! Më ka cënuar dinjitetin

Shpallja "non grata"/ Berisha 'ngul këmbë': Blinken të më kërkojë falje! Më ka cënuar dinjitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In