• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u shkri kaq shpejt “Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës”!

by Alfred Peza
16/07/2020 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka mjaftuar vetëm një lëvizje e thjeshtë, në përmbushje të një kërkese mbarëpopullore për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe Fronti Opozitar Kundër Edi Ramës të shkrihet si akullorja në diell. Vapë e madhe ka filluar, por menduam se po hallakateshin për shkak të motit dhe jo për shkak të etheve elektorale që i ka zënë opozitat politike në Shqipëri.

Hapja e listave të kandidatëve për deputetë ka qenë një kauzë e Lulzim Bashës dhe një premtim i tij për shoqërinë civile, e cila ka luftuar e vazhdon të luftojë për këtë kauzë. Hapja e listave ka qenë një kauzë edhe më e vjetër e Ilir Metës për të cilën në 2008 bashkë me Nard Ndokën dhe 8 kolegë të tyre të tjerë, bënë një grevë epike urie brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë.

Hapja e listave ka qenë deri dje, një kuazë e LSI përmes së cilës akuzonin Edi Ramën se nuk ishte aq demokrat dhe liberal sa ata, për ti dhënë mundësinë qytetarëve që veç siglës së partive, të kishin mundësi që të votonin edhe për deputetin që duan. Hapja e listave, ka qenë kauza Nr. 1 e deputetëve të opozitës së re parlamentare, së cilës ata vazhdojnë ti mbeten besnikë.

Hapja e listave tashmë duket që të jenë shumë pranë të qenurit një realitet. Por sa më shumë i afrohemi momentit të votimit në Parlament, aq më pak e duan, të gjithë ata që deri dje bënë greva, protesta, peticione, debate, shkrime, komente, opinione, analiza, konferenca shtypi, deklarata, betime, beteja, përbetime, kërcënime, hakërrime dhe luftra në emër të tyre.

Ironia e gjithë kësaj historie është se askush prej tyre; as Lulzim Basha, as Monika Kryemadhi, as Sali Berisha, as Monika Kryemadhi, as opozita e rrugës e as opozita Presidenciale, nuk dalin publikisht kundër listave. Sepse, kështu i bie që të bëjnë autogolin më të madh në portën e tyre politike: Duke dalë kundër vetes dhe mbi të gjitha, duke dalë kundër 80-85% të qytetarëve shqiptarë, që e duan këtë gjë.

E për ta fshehur këtë, për ta mbuluar bëjnë sikur janë jo kundër hapjes së listave, por kundër idesë së ndalimit të koalicioneve parazgjedhore. Por, as kjo nuk është e vërtetë. Sepse askush nuk ua ndalon të gjithë opozitarëve tanë, që ku janë e ku nuk janë, të mblidhen në “Frontin Opozitar Kundër Edi Ramës”. Po, po. Askush nuk ua ndalon. Përkundërazi mund të realizojnë atë që kanë 7 vjet që e predikojnë.

Mund të mblidhen sëbashku, që të paraqiten me një listë të vetme kandidatësh për deputetë. Me një sigël të vetme. Me një lider të vetëm. Me një kandidat të vetëm për Kryeministër. Me një program të vetëm elektoral. Me një qëllim të vetëm. Në një Front Opozitar të vetëm. Për të realizuar atë të vetmen ëndërr e atë të vetmin qëllim: Rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti!

A nuk është kjo ajo që kanë kërkuar? Ajo për të cilën kanë luftuar? Ajo që i ka bërë bashkë? Edhe në 2015? Edhe në 2017? Edhe kur dogjën mandatet e deputetëve opozitarë? Edhe kur dolën nga Parlamenti? Edhe kur dolën në revolucionin e hedhjes së molotovëve nëpër institucionet kushtetuese të vendit? Edhe kur bojkotuan zgjedhjet e 30 Qershorit 2019?

E kanë më në fund këtë shans që u takon natyrshëm në demokraci, por që po u jepet edhe në mënyrë ligjore, edhe në mënyrë kushtetuese. E kanë më në fund, këtë mundësi, jo vetëm teorikisht, jo vetëm politikisht, por edhe elektoralisht. A nuk janë shumë? A nuk janë të gjithë bashkë? A nuk kanë thënë gjithmonë se popullin e kanë me vete? A nuk kanë thënë se sondazhet i nxjerrin fitues?

A nuk kanë thënë se Edi Ramën nuk e duan më shqiptarët? Se qeveria është konsumuar? Se mazhoranca parlamentare nuk ka mbështetje as popullore, as politike, as elektorale, as kombëtare dhe as ndërkombëtare? Nëse çfarë kanë thënë e besojnë vetërete. Nëse fryma e ndryshimit ekziston. Nëse shqiptarët i duan. Nëse momenti i rrotacionit politik ka ardhur, nuk ka asgjë mbi këtë tokë, që i ndalon të fitojnë në 2021 e të rikthehen në pushtet.

Marrëveshjen e 5 qershorit e bënë siç deshën. Komisionerët në qendrat e votimit dhe numërimit i kanë të garantuar përmes militantëve të partisë së vet. Listat e hapura meqë populli i do dhe pretendojnë se janë më të mirët, i kanë. Krijimin e koalicionit të përbashkët nuk ua ndalon kush. Atëherë përse shqetësohet kaq shumë lidershipi i opozitës?

Kjo situatë absurde, mund të ketë vetëm një shpjegim të thjeshtë: E dinë që as duke u bërë të gjithë bashkë, në “Frontin Opozitar Kundër Edi Ramës”, nuk arrijnë që të fitojnë dot. Kaq e thjeshtë është. Ndaj, po kërkojnë sebepe të reja, sipas avazit të tyre të vjetër. Por për këtë, nuk i ndihmon dot as PS, as listat e hapura dhe as koalicionet opozitare. Atë duhet ta zgjidhin me veten dhe me shqiptarët!

Next Post
Shkarkimi presidentit Meta, zbulohet një pjesë e raportit të komisionit hetimor: Thjesht do e këshillojnë si duhet të sillet

Shkarkimi presidentit Meta, zbulohet një pjesë e raportit të komisionit hetimor: Thjesht do e këshillojnë si duhet të sillet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In