• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u “shkri” aleanca e opozitarëve…

by Artur Ajazi
07/05/2021 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partisë Demokratike, po i ikin një nga një, të gjithë. Militantët, thelemuesit, drejtuesit, aleatët. Po ikin Goni, Monika, Nardi, gati për të ikur Vangjeli, Shpëtimi, apo dhe Dashi. I vetmi “besnik” mbetet Fatmir Mediu, i cili është marrë në ndjekje penale nga SPAK, dhe hija e Berishës i duhet akoma. Si mundet, të katandiset kështu një parti, që festonte “fitoren” prej 1 muaji, si mundet të katandiset “kokoshi një thelë”, madje edhe më keq.

Kur nuk kishin kaluar as 72 orë nga mbyllja e kutive dhe shpallja paraprake e fitores së Ramës, do të ishte Gon Duka (i cili i uroi fitoren kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste) që do ti bënte apel Bashës “prano humbjen, merr përgjegjësitë, hap partinë, bëj zgjedhje të lira brënda PD”. Kjo nënkuptonte shumë për Bashën. Po ashtu edhe Nard Ndoka, ka mbetur i shokuar nga humbja katastrofike, duke akuzuar PD, pasi ka marrë disa dhjetra vota, dhe pikërisht në Shkodër. Shkurt dhe saktë. Partia Demokratike aktualisht nuk ka më aleatë ta mbështetin në rrugën dhe marrëzinë e saj.

Nga ana tjetër zërat kundër Bashës sa vijnë dhe shtohen, gojë të tjera, si ajo e Markut apo Gjekmarkajt, duket sikur e rikthejnë  Partinë Demokratike 20 vjet pas. Ata duan “protesta, kaos, kapje prej zhelesh dhe nxjerrje nga zyra me dhunë e zyrtarëve të qeverisë deri në fitore”. Dhe kjo, jo për qëndrim “kritik ndaj humbjes”, por thjesht për ti vështirësuar dorëheqjen Lulzimit, dhe për ta paralajmëruar atë për “ndonjë marrëveshje me Ramën”. Shkërrmoqja e aleancës opozitare, dihej se si do të përfundonte. Kjo pasi pothuajse gjithë partitë e spektrit të djathtë, qysh në fillim, nuk ishin dakort për LSI-në e Monika Kryemadhit. Një parti pazaresh që deri në 25 Prill kishte mundur të mbijetonte falë akrobacive  elektorale, dhe blerjeve të mandateve që i kishin siguruar asaj qasje në qeverisjen e PD dhe PS.

Por realisht  partia  kryesore e opozitës, ndodhet në momente kritike të vazhdimësisë saj, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve  të 25 Prillit. E ndërsa shkaqet duket sikur shtohen ditë pas dite, duke nisur nga futja në listat e PD të kryetarëve të partive aleate, apo tolerimi i Ilir Metës në bërjen e “opozitarit ekstremist” deri ditën e fundit të fushatës, Lulzim Basha duhet të marrë një vendim. Ai nuk duhet të presë  Shtatorin, as futjen në Parlament. Basha duhet ta nisë nga analiza, pergatitja e procesit të zgjedhjeve të reja në PD, të cilat do të zhvillohen në muajin Korrik. Ai proces, duhet të jetë transparent, dhe kjo sigurohet vetëm duke u dorëhequr ai si kryetar partie.

Qëndrimet e PD-së dhe aktiviteti i saj, ka qenë dhe është i paqartë dhe pa një strategji të mirëmenduar për të fituar besimin e elektoratit që duket se e ka humbur që kur u pozicionua krahas LSI-së dhe Ilir Metës. Aleanca me LSI-në dhe  shpresa e pakuptimtë që PD mbante tek “egërsia” e Metës para  dhe gjatë  fushatës, krijuan shtratin e duhur  në terren për  humbjen e pritshme në 25 Prill. Tani mbetet rradha e Lulzimit, të vendosë mbi shkëputjen ose vazhdimin e misionit të pamundur përmes qorrsokakeve ku e ka futur Sali Berisha. Ëndërra me pushtet mbaroi, ashtu siç u shkri edhe aleanca  e “fitores”me partitë parazite. Tani  fillon beteja e vërtetë Lul, por mos harro dorën e shtrirë të Edi Ramës……

Next Post
“S’ka kohë për pushim”/ Rama publikon pamjet nga puna për rindërtimin e sistemit kullues në Fier

"S’ka kohë për pushim"/ Rama publikon pamjet nga puna për rindërtimin e sistemit kullues në Fier

Comments 1

  1. Temja says:
    5 years ago

    U shkri sepse nuk kishte aleance

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In