• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pse u rrëzua helikopteri? Detajet e reja të hetimeve dhe ora e gjetur e Deliajt

by Java News
08/04/2016 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv zbardh detaje të reja nga hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, për shkak të të cilit mbetën të vdekur, dy pilotët kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari Gerald Baramuça.

Burime të grupit të hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit thanë se nga hetimi është ngritur dyshimi se helikopteri është rrëzuar nga një problem në motorin e tij. Burimet thanë se ky dyshim është ngritur bazuar në këqyrjen e helikopterit por edhe në dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes.

Ekspertët kanë ngritur dyshimin se ky problem ka shkaktuar edhe mosfunksionimin e helikës së helikopterit, e përbërë  kryesisht me fibër karboni. Po kështu sipas burimeve, është përjashtuar deri në këtë moment të hetimit, gabimi njerëzor i pilotëve.

Sipas të njëjtave burime, helikopteri ka nisur të humbë lartësi dhe kur ka qenë afërsisht 20 apo 30 metra mbi liqen, ai është mënjanuar.
Në këtë kohë ushtari profesionist Gerald Baramuça është hedhur nga helikopteri ndërsa ai ka vijuar të fluturojë për inerci edhe shumë metra më tej.

Ndërkaq të premten dhe të shtunën ekspertët e ushtrisë dhe të policisë, kanë bërë një përpjekje për të nxjerrë helikopterin me jastëkë ajri, ose me një helikopter tjetër.

Ky proces është bllokuar nga kompania Eurocopter gjatë ditës së premte, me qëllim që ata të jenë të pranishëm gjatë këqyrjes dhe gjatë procesit të nxjerrjes dhe gjatë veprimeve të tjera ekzaminuese.

Ndërkaq gjatë kësaj të shtune qe e pamundur kryera e veprimeve në ujë, për shkak të dallgëve të liqenit dhe më pas për shkak stuhisë që shpërtheu.

Ndërkaq gjatë kërkimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë këtyre dy ditëve, nga ekspertët e Policisë dhe Ushtrisë është bërë e mundur të nxirret nga fundi i Liqenit e një ndenjëseje që ishte e zhytur në thellësi, dhe e disa pjesëve të tjera të helikopterit.

Ato kanë qenë kryesisht veshje fibrash, apo pjesë të tjera të shpërndara të helikopterit në një perimetër prej rreth 60 metrash.

Po kështu ekspertët kanë pohuar se helikopteri ndodhet i përmbysur në liqen me helikën poshtë dhe me slitat mbi ujë.

Mes sendeve të gjetura, grupi hetimor ka administruar edhe orën e dorës së Floran Deliajt, e cila sipas burimeve edhe tri ditë pas aksidentit e tregonte kohën me saktësi.

Next Post

Shani sa të mundeni! Studimi ri thotë se ata që shajnë, janë më inteligjentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In