• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u “ngriu buzëqeshja në buzë” antiamerikanëve ?

by Artur Ajazi
08/02/2023 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha  ka dalë hapur fare kundër gjithë ndërkombëtarëve. Ka dalë kundër ambasadorit amerikan ( SHB-së) ka dalë kundër ambasadorit anglez (Britanisë Madhe), ka dalë madje kundër  edhe ambasadorëve të Bashkimit Europian që mbështetin Edi Ramën, integrimin,  investimet e huaja që kanë nisur dhe po bitisen në Shqipëri. Ai ka dalë kundër të gjithëve.

Paska qenë një pasion i fshehur i ish-lidertit historik, (natyrisht ndikon e shkuara e tij koministe) dhe ka mjaftuar “non-grata” e tij amerikane, për të shfaqur hapur prirjet e tij antiperëndimore. Veçanarisht me zonjën Kim, ish-lideri historik ka nisur betejën pa kthim. Ai ka dalë hapur kundër saj (në fakt kundër SHBA-së), dhe nuk lë rast pa thumbuar dhe sulmuar çdo deklaratë apo prononcim mediatik të saj. Në selinë e pushtuar të Partisë Demokratike sot, antiamerikanizmi është kthyer në normalitet.

Atje nuk mund të shkosh dhe ti referohesh amerikanëve për asgjë, pasi “ata kanë shpallur non-grata  Berishën”. Duhet të jesh i guximshëm, të shkosh në selinë e PD, dhe të flasësh mirë për SHBA-në, Britaninë e Madhe, apo edhe për ndonjë vend tjetër europian që nuk përkrah Berishën. Antiamerikanizmi i berishistëve, është kthyer në normalitetin e ditës. Ai dhe ata, menduan se “McGonigal”, do të ishte shpresa e vetme që do të bënte shpëtimin e Berishës, se do të ishte “gomonia shpëtuese” e “non-grata”-s për të zhvendosur vëmëndjen drejt kryeministrit Rama. Në PD, të gjithëve u ka “ngrirë buzëqeshja në buzë”, pasi rasti “McGonigal” nuk ka  asnjë lidhje me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

Ata që shpresuan se “erdhi momenti për ta rrëzuar  Ramën  nga pushteti”, i kishin bërë llogaritë si “7×7=42”, dhe nuk e kishin menduar se gjithçka ishte e stisur nga vetë ish-lideri. Në PD, ka rënë heshtja, janë strukur dhe po mbajnë sytë dhe veshët nga SPAK-u, ku Mediu dhe Shkëlzeni po bëhen gati të përballen me trupin gjykues. Natyrisht  Gërdeci dhe 21 Janari, nuk mund të jenë kurrë dosje të mbyllura. Drejtësia e re, do të thotë fjalën e saj shumë shpejt , edhe pse ish-lideri historik, e ka mision të veçantë ta njollosë atë strukturë, duke synuar  zhvendosjen e vëmëndjes  së opinionit  publik ndaj tij.

Sali Berisha e ka kthyer sot Partinë Demokratike, në një bunker dhe frëngji, nga ku derdhen  sulme të paprincipta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, apo dhe ambasadorëve të fuqive perëndimore. Braktisja që ndërkombëtarët i kanë bërë asaj force politike pas rikthimit të Berishës, duhej të ishte sinjali i duhur që ish-lideri të mos vazhdonte më tej rrugëtimin e tij të mbrapshtë. Por fatkeqsisht nuk ka ndodhur kështu. Kaq mjafton që të themi se, ai njeri bashkë me PD, po shkërrmoq edhe opozitarizmin  në Shqipëri, duke lidhur fatin e tij me fatin e atyre që besuan në idealet e demokracisë.

Next Post
Nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec: Gjykatësi është kërcënuar, vendimi i GJKKO i turpshëm!

"Gërdeci ishte vrasje"/ Zamira Durda: Gjykimi ndaj Mediut lajm i mirë por...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Biri besnik dhe trashëgimtari i denjë i shokut Enver Hoxha – alei selam, komunisti dhe shoku i lavdishëm, Sali Ramë Shiqere Berisha, po mbron me vendosmeri të paparë, idealet dhe amanetet e udheheqesit dhe liderit për 50 vjet, shokut “TaRRAS”.
    Konkretisht, shoku Sali Berisha, këto ditë, akoma edhe më shumë po,këndon këngën :
    “Enver Hoxha,
    Mprehi shpatën,
    Për me folë
    Pë situatën,”
    Kjo po ndodh, mbasi imperializmi amerikan, dhe ai perëndimor, po sulmon me të gjitha bateritë, sholun Sali Berisha dhe familiaret e tijë, si përfaqesues i fundit i komunizmit në vendin tonë si nxënësi më besnik që ka kjo tokë ndaj të lavdishmit, shokut Enver Hoxha – alei selam.
    O burra të mbrojmë ushtarin Sali, o burra se na shpëtoi shurra, o burra poshtë urës së Lanës.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In