Mbrëmjen e djeshme ka filluar sezonin e tretë “Shiko kush Luan” në Top Channel. Mes gjithë energjisë së puntatës së parë u vu re mungesa e Fifit si këngëtare e këtij programi.
Disa ditë më parë Fifi përmes një fotoje në Instagram tregoi se nuk do të ishte pjesë e “Shiko kush Luan” dhe arsyeja ishte Luana.
U aludua se Luana dhe ajo mund të kenë pasur një zënkë, ose kjo ishte një lojë nga ana e Fifit.
E vërteta është zbuluar mbrëmjen e djeshme Era Rusi është ftuar si këngëtare për natën hapëse, ndërkohë Fifi ka qenë e ftuar. Fifi si pasojë e një incidenti nuk ka mundur që të këndojë, prandaj puntatën e parë ka zgjedhur të jetë lojtare, jo këngëtare. Asgjë nuk ka ndryshuar: Fifi mbetet pjesë e “Shiko kush Luan”.
Madje statusi për largimin nga emisioni ishte pjesë e një loje nga ”Shiko Kush Luan”. Fifi thjesht krijoi pak zhurmë para programit.











