• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse u kallëzua ish-zyrtari i LSI-së për Bujqësinë?!

by Java News
02/03/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

      

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat

 

Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i institucionit të ministrisë së Bujqësisë, është kallëzuar në Prokurori rreth tre javë më parë .

Shkak i këtij kallëzimi janë shkeljet dhe abuzimet me detyrën kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti, por në fakt në atë kohë ministër thonin se ishte Vojo Bregu, sekretari i përgjithshëm i institucionit, i cili tashmë ka përfunduar në prokurori.

CNA.al ka mësuar se rreth 20 ditë më parë është kallëzuar në prokurori nga ministria e Bujqësisë Vojo Bregu, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Auditimi i KLSH-së ka nxjerrë në pah abuzimet e Bregut në disa tendera. Sipas KLSH-së, Bregu ka bërë shkelje të rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525 milion lekë pa tvsh të këtij tenderi.

Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderatAbuzime janë gjetur edhe në prokurimin e “blerjes së pajisjeve për shërbimin veterinar”, ku fondi i përcaktuar është dy herë më i lartë se ai i tregut. Procedura është sërish negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Shkelja më flagrante e konstatuar është mosargumentimi i nevojave të emergjencës, pasi fondet ishin të parashikuaar dhe nuk ndodheshin para rastit të nevojës immediate.

Në tenderin për “sistemin e monitorimit me kamera të hidrovoreve”, KLSH ka vërejtur problematika të mëdha për plotësimin e kritereve nga kompania fituese. Katalogët e pajisjeve nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe nuk është argumentuar ftesa për negociim. Oferta fituese është në vlerën 99% të fondit limit, duke krijuar dyshime se kjo garë ka qenë me fitues të paracaktuar.

Po ashtu, edhe në procedurat e prokurimit “blerje kafshe të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” janë vërejtur shkelje. Në këtë tender mungon baza ligjore për miratimin e fondit, që është dy herë më i lartë se çmimi i tregut.

LEXO EDHE:  Gjobiten 688 persona që lëvizin pa maska/ Policia apel qytetarëve

Nga auditimi është gjetur se tenderat janë fituar nga bashkimi i operatorëve  “Arli International” dhe “Genap Group”, në kundërshtim me ligjin, pasi rezulton se nuk janë plotësuar kushtet, duke qenë se operatori ka pasur mungesë të eksperiencës, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesë të punonjësve të kualifikuar dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vërtetimi i bilanceve.

Menjëherë pasi është njohur me auditimin dhe me shkejet e lartpërmendura, ministria e Bujqësisë ka kallëzuar penalisht Vojo Bregun.

Ky është një tjetër zyrtar i LSI që përfundon pas akuzave për shpërdorime me detyrën. Ai shpesh ka qenë një personazh i përfolur për korruspion dhe me shumë bëma e gjëma në ministrinë e Bujqësisë, por tashmë akuza duket e qartë, ministria ka bërë kallëzimin e tij, i cili është marrë për tu proceduar nga Prokuroria.

Ditët e fundit Bregu është shfaqur nëpër media duke kërcyer nga belaja. Në ekrane ai është shfaqur sikur po bën opozitarizëm, por mesa duket për të shpëtuar lëkurën nga akuzat edhe Vojo kërkon ta çojë vëmendjen te politika pasi dosja e akuzave ndaj tij përmban rreth 500 faqe dhe Vojo Bregu duket i zhytur deri në fyt./ CNA.al

Next Post
Pandemia rrezikon zgjedhjet? Celibashi: Mund të ndikojë në proces, miratimi i akteve mund të zhvillohet online

KQZ kërkon shtyrjen e vlefshmërisë për ID e skaduara deri ne 30 prill, e konfirmon Celibashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In