• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse u bë edhe Gjermania objekt sulmesh?

by Java News
21/12/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet gjermane llogarisin prej vitesh me një sulm terrorist – kryesisht për shkak të politikës së jashtme. Por ky nuk është shkaku i vetëm pse dhe Gjermania u bë objekt sulmesh.

“Pse na urrejnë?” kjo qe një pyetje që shfaqej vazhdimisht në mediat amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në Gjermani situata sot është e ndryshme: këtu jo vetëm organet e sigurisë, por edhe publiku e ka prej vitesh të qartë se Gjermania mund të jetë në çdo kohë objekt sulmesh terroriste. Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere ka paralajmëruar vazhdimisht prej “kërcënimit abstrakt”.

Deutschland LKW nach dem Anschlag am Breitscheidplatz in Berlin (Reuters/H. Hanschke)

Lorenzo Vidino nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare në Milano sheh si shkak të madh politikën e jashtme gjermane. “Që nga fillimi i operacionit ushtarak në Afganistan, Gjermania është – sikurse e konsideron atë lëvizja xhihadiste – pjesë e përpjekjeve të kryesuara nga SHBA kundër Islamit” Kjo përforcohet edhe më tepër, pasi qeveria gjermane merr pjesë në luftën kundër grupit terrorist “Shteti Islamik”. Edhe pse militantët islamikë e kanë pasur gjithmonë Perëndimin në tërësi në shënjestër, thotë eksperti gjerman për terrorizmin Rolf Tophoven: “qëkurse ne mbështesim me armë dhe trajnime milicët kurdë Peshmerga në Irak kundër IS-it, Gjermania është një destinacion i rëndësishëm për sulme.”

“Mendo globalisht, vepro lokalisht”

Por nuk është vetëm politika e jashtme që e ka bërë Gjermaninë objekt sulmesh, mendon Lorenzo Vidino. Studiuesi thekson se edhe në vende që mbajnë qëndrim të rezervuar si Suedia dhe madje edhe Zvicrën neutrale ka pasur plane për sulme. Kjo ka të bëjë me strukturën gjithnjë e më të decentralizuar të terrorizmit xhihadist. Kjo lëvizje përbëhet nga individë të shumtë me lidhje të ndryshme me grupe si Al-Nusra, al-Kaida apo IS-i. Mbështetësit janë shumë të lirë që të veprojnë në mënyrë të pavarur, thotë Vidino. “Nëse ata jetojnë në Suedi dhe janë – operativisht apo ideologjikisht – pjesë e lëvizjes, ata veprojnë sipas motos: mendo globalisht, vepro lokalisht”. Për xhihadistët që janë rritur në Perëndim, motivet e brendshme politike – si një ndjenjë e përgjithshme diskriminimi – janë po aq të rëndësishme sa motivet politike të jashtme.

Deutschland Weihnachtsmarkt auf dem Gendarmenmarkt in Berlin (DW/E. Yorck Von Wartenburg)

Asiem El Difraoui, një nga njohësit më të mirë të propagandës xhihadiste, kujton se sulmet ndaj Perëndimit janë prej kohësh një komponent qendror i ideologjisë. IS-i përbënte fillimisht një përjashtim në këtë pikë, sepse pasuesit e tij donin të përqëndroheshin në ndërtimin e “shtetit” të tyre në Siri dhe Irak, thotë El Difraoui. “Kjo është arsyeja pse ata thoshin për arsye taktike, se nuk do ta sulmojnë Perëndimin – me shpresën se do t’i linin në qetësi.” Kur doli se ky ishte një iluzion dhe Shtetet e Bashkuara filluan të bombardojë pozicionet e IS-it, IS-i ka ndryshuar linjën e tij. “Që nga fillimi i sulmeve ajrore shteti islamik i ka kërcënuar në mënyrë të qartë të gjitha vendet perëndimore,” thotë politologu.

Objektivi polarizimi

Këto sulme ndjekin dy objektiva kryesore, thotë El Difraoui: njëri lidhet me frikësimin. Kështu kjo lëvizje pa se qeveria spanjolle i tërhoqi trupat nga Iraku pasi në sulmet e vitit 2004 në Madrid u vranë rreth 200 vetë. Objektivi i dytë konsiston në polarizimin e shoqërive perëndimore. Për shkak se si rezultat mund të zhvillohen demonstrata kundër fesë islame dhe sulme, prej të cilave të rinjtë muslimanë armiqësohen me shoqërinë shumicë dhe mund bien pre e fundamentalistëve.

Rolf Tophoven e sheh motivin kryesor të sulmeve në një mesazh të mëtejshëm. IS-i ka arritur që me shkatërrimin e kufijve perandorake në mes të Sirisë dhe Irakut ta vërë gjeografikisht në hije grupin terrorist Al-Kaida. Me sulme të mëdha jashtë vendit IS-i demonstron se lufta e tij nuk është e kufizuar vetëm në Lindjen e Mesme. DW

ma.me

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Krimet e Rënda: Ish kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In