• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse u dorëhoq Ahmeti dhe pse nuk u bashkua me kundërshtarët e Kurtit

by Java News
08/03/2018 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpend Ahmeti, anëtari i fundit që ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosjes, tregoi se ka dy dallime thelbësore me anëtarin e tjerë të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-nënkryetari i VV-së, Ahmeti për dallim nga grupi tjetër i të pakënaqurve nuk ka dhënë dorëheqje vetëm nga postet partiake, Ahmeti nuk i takon më Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka dhënë përfundimisht dorëheqje nga VV.

“Nuk pendohem për edhe asnjë ditë në LVV dhe nuk do të fajësoj askënd për të kaluarën. E mbaj përgjegjësinë time që më takon për krejt situatën e krijuar. Të gjithë miqve ju uroj sukses ne realizimin e qëllimeve në qoftë se janë në përputhje me idealin që e kemi pasur së bashku. Prej sot, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhej në letrën e Ahmetit.

Ndërkaq janë 10 deputetë të Vetëvendosjes të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet partiake, por jo edhe nga partia. Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi, Donika Kadaj, janë deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga postet brenda partisë, shkruan Insajderi.

Por përveç kësaj çështje, Ahmeti ka dallime edhe për nga pozicionimi, përderisa të dorëhequrit e VV-së një zëri janë pozicionuar përkrah Molliqajt, Ahmeti thotë se nuk ka një qëndrim të tillë.

Ahmeti në letrën e tij dërguar mediave përveç shpjegimit të arsyeve përse ka dhënë dorëheqje nga VV ka thënë se nuk mund të ndërrojë mendim aq shpejt për individët e partisë.

“Kjo letër nuk është letër fajësimi, e as letër për te shpjeguar si ndodhi krejt kjo çka ndodhi. Të tjerët po flasin, madje shumë më shumë se që duhet. Nuk mund të flas keq për asnjërin nga të apostrofuarit në muajt e fundit. Së paku, nuk mund të ndërroj mendim aq shpejtë, për asnjërin individ nga asnjëra palë. Përndryshe do të isha naiv që kam kaluar shtatë vite krah për krah me secilin prej tyre”, ka shkruar Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka thënë se ai nuk pajtohet me asnjërin krah në VV, teksa shpjegon se nuk e ndjen betejën sikur grupi i të pakënaqurve.

“Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq. Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua. Kjo nuk do të thotë se pajtohem me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetës për të kaluarën. Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njësoj si ata”, ka shkruar Ahmeti. (b.an)

Next Post
Shqiptarët me alternativa të reja, prangosen me 300 kg kanabis që vinte nga Maroku

Shqiptarët me alternativa të reja, prangosen me 300 kg kanabis që vinte nga Maroku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In