• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse tensioni më i madh i Kosovës është ‘me’ Shqipërinë sesa me Serbinë?!

by Ben Andoni
15/10/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për të mbarëvajtur dialogun Kosovë-Serbi; për të menaxhuar përplasjet në Kosovë; kur Serbia ‘e tepron’; kur Beogradi qesëndis dhe përdor një diskurs me shumë ekuivoke janë gjithnjë kancelaritë ndërkombëtare që ndërhynë. Ambasadorit amerikan Hill në Beograd i është dashur të debatojë, brenda tagrit diplomatik, dhe me një përfaqësues të lartë të vendit të tij, duke i shpjeguar qëndrimet e tij institucionale dhe private, që gjithnjë janë në hullitë e detyruara. Për Kosovën flitet sistematikisht në periudha kohore në Këshillin e Sigurimit, ndërkohë që një administratë e tërë e huaj dhe një sërë emisarësh merren me të. Dhe, ngjarjet e fundit të Banjskës dhe të gjithë ato që kanë rrjedhur paskëtaj, tashmë janë pjesë e ankimeve të vazhdueshme të Kosovës, të një hetimi që mëton se do të bëhet dhe në Serbi (pak paradoks sepse qasja serbe i sheh si heronj njerëzit dhe viktimat mes tyre të 24 Shtatorit) e mbi të gjitha e një reagimi jo të vogël ndërkombëtar për Serbinë. E megjithatë, ai vrull i parë është fashitur, masat e besuara nga BE-ja se do të vinin për Serbinë kërkojnë përgjigjet e një raporti hetimi që duket se do marrë kohë, kurse të gjithë flasin për dialog. Madje, edhe Tirana, zyrtare i është bashkuar të tjerëve, me pothuaj të njëjtin regjistër, pas asaj ‘ndarje’ të parë me BE-në sa i përket problematikës së Kosovës.

Për fatin e keq të saj, Kosova ka dalë realisht nga axhendat këto ditë prej luftës në Gaza. Mbase problematika e Kosovës me Serbinë do të shpaloset në Samitin e Tiranës, por me atë axhendë aq të pasur, të dy palët do t’u duhet të përfshihen në ato që mund të përfitojnë nga ky samit i parë në një vend jashtë BE-së. Nga një logjikë e thjeshtë, kuptohet se nuk do të shfrytëzohen hapësirat e pakta të kohës në Samit për Tiranën dhe Kosovën, që t’i fashisin problematikat e tyre. Të paktën, ndeshja e fundit e përfaqësueses, mund të ishte një moment i mirë. Por protokolli sportiv i FSHF-së për Tribunën VIP dhe servilizmi institucional nuk e mundësuan që kryeministri Kurti të ulej përbri Ramës!!! Një gjë të tillë, Rama e Basha e bënë disa vite më parë, kur lanë në një aktivitet kulturor, një karrige në mes të ndarë, thjesht të dukeshin si të ndarë, paçka se në fakt pak vite më pas do të bënin flirte, që i kushtojnë edhe sot politikës shqiptare.

Ndërkohë që Ramës i duhet të kufizojë fjalimet e tij kilometrike (si i fundit për Kosovën) në një parlament, që tashmë është bjerrur cilësisht dhe moralisht prej betejave boshe dhe ndarjes qesharake të opozitës. Vetëm se shfrytëzimi i Kosovës nga të dy palët e politikës shqiptare është deri gati banal. Ashtu si në vetë Kosovë, u ndanë deri për gjëra dytësore, siç ishin shtesat për policët.

Kosova dhe Shqipëria duket se e kanë tensionin mes veti, jo se Kurti me Ramën nuk po merren vesh për gjërat thelbësore, porse nuk po shikojnë se çfarë e kërcënon rajonin në të ardhmen. E kur Rama (megjithëse ka njëfarë të drejtë për Veriun), përdor atë fjali, në Kosovë merren me kryeministrin shqiptar dhe po bëjnë një ndarje, për të cilën serbët nuk u duhet të harxhojnë shumë energji, që të na ndajnë.

Këtë e shton jashtëzakonisht konfuzioni në Kosovë. Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri Mustafa i kërkon Qeverisë Kurti gatishmëri për dialog, e madje alarmon se Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit me fjalinë se “tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës”; kolegë të tij i japin fund Zajednicës; dikush e kërkon atë me garanci amerikane; të tjerë merren me Kurtin; ky i fundit i qesëndis për zgjedhjet; një pjesë tjetër kërkon megjithatë zgjedhje…

Aman, të gjitha bashkë nuk e shpjegojnë se pse Tirana dhe Prishtina politike janë kaq të ndara dhe nuk bashkëpunojnë, paçka se kërkohet përfshirja e Shqipërisë dhe ndihma e saj, ashtu si nga ana tjetër kërkohet vëmendja e Prishtinës, por që në fakt tashmë është gjithnjë e më e vogël. Por, gjithsesi, Kurti duket se është maturuar disi në politikë. Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ka thënë së fundi se:”Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”, shkruan në një postim të fundit Kurti. Pa precizuar se çfarë duhet bërë që të mos ndihemi gjithnjë e më shumë si dy vende kaq të ndryshme, paçka kombit të njëjtë. (Javanews)

 

Next Post
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, 16 trupa nga disa shtete bëhen bashkë në Elbasan

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, 16 trupa nga disa shtete bëhen bashkë në Elbasan

Comments 2

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    Per cfare protokolli sportiv flete ky “eksperti”?! Nuk ka dashur Kurti te ulet perbri Rames, kaq e thjeshte eshte! Dhe Rama per t’a zbutur disi situaten, dergoi Ballukun t’i beje shoqeri. Keta kalemxhinj nuk lene raste pa shperndare gazrat e tyre nder shqiptar, per t’i coroditur e percare nder vedi!

    Reply
  2. Kalaja Tironës says:
    2 years ago

    I nderuar Ben Andoni, F 22 raptor, ka të drejtë.
    Albiniq Kurtoviqi, nuk pranoi vetë të takohej me Edi Ramën, mbasi kishte ardhur pa grua, dhe kështu stononte takimi i kortezisë. Për të mbushur këtë boshllëk, Rama i dergoi Balluken për ta shoqeruar, dhe për mos tu dukur keq e mos më keq Kurtoviqi që është edhe qose.
    Më këtë rast, Albinit, i duhet recituar Dritero Agolli, – O Albin, o burrë pa qime, sa di ti, di bytha ime.
    Kaq.
    Beno kalofsh këndshëm këtë të dielë.

    Reply

Leave a Reply to F-22 Raptor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In