• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse të pasurit bëhen “kokë turku” nga teoricienët e konspiracioneve?

by A R
22/09/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rainer Zitelmann

Teoricienët e konspiracioneve janë njerëz që i shohin ngjarjet negative – krizat, pandemitë dhe gjëra të ngjashme – sitë ishin rezultat i makinacioneve nga individë apo grupime të fuqishme. Kjo“mendësi konspirative”shpesh shoqërohet me bindje politike të djathta.

Por zakonisht anashkalohet fakti, që edhe njerëzit në të majtë të spektrit politik,shpesh kanë tendencë që të mendojnë në të njëjtën mënyrë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për anti-kapitalistët. Anti-kapitalizmi është një besim veçanërisht i përhapur në mesin e njerëzve me bindje të majta.

Por ai ekziston edhe tek njerëzit që mbështesin pozicione të krahut të djathtë. Ndërkohë, të dyja grupime identifikojnë të njëjtët fajtorë:ata bëjnë kryesisht me faj të pasurit, bankierët dhe korporatat për krizat dhe katastrofat më të mëdha në botë.

Për të djathtën“armiqtë” janë njerëz si Xhorxh Soros apo familja Rotçajld,ndërsa për të majtën vëllezërit Koh apo “lobistët” e pa fytyrë, shihen si ata që lëvizin fijet pas ngjarjeve të mëdha politike.

Megjithatë, shumë shpesh ndodh që armiqtë e ekstremit të djathtë dhe të majtë mbivendosen, si në rastin e Bill Gejts, që nxiti zemërimin dhe armiqësinë e madhe të shumë njerëzve gjatë krizës së koronavirusit.

Gjatë krizës financiare të vitit 2008, rolin e “kokës së turkut” e luajtën “bankierët lakmitarë” dhe “spekulantët financiarë”. Në një studim të gjerë, psikologët gjermanë Roland Imhof dhe Martin Bruder zbuluan se “mentaliteti i komplotit mund të kuptohet si një qëndrim politik i përgjithësuar, i dalluar nga qëndrimet tradicionale politike si autoritarizmi i krahut të djathtë, dhe një paragjykim ndaj shoqërisë”.

Teoricienët e konpiracioneve, ushqejnë një zemërim të fortë kundër grupeve që janë të fuqishme apo atyre që ata i perceptojnë si të tilla. Analiza e studiuesve tregoi një lidhje të qartë midis mendësisë konspirative dhe deklaratave të tilla si:

– Kompanitë shumëkombëshe janë shkaku i shumicës së problemeve në botë.

– Për shkak të lakmisë, krerët e tyre kanë humbur çdo lloj morali.

– Të gjithë njerëzit në botë do të ishin më mirë, në rast se do të kishte më pak spekulatorë financiarë.

Mentaliteti konspirativ, siç tregohet edhe nga qëndrimi i favorshëm ndaj deklaratave të mësipërme, është i lidhur ngushtë me kërkimin e “kokës së turkut”, fajtorit për krizat. Psikologu amerikan Peter Glik është shprehur kundër pikëpamjes së përhapur, sesi “kokë turku”zgjidhen gjithmonë pakicat e brishta dhe të pambrojtura.

Në fakt, e kundërta është më shpesh e vërtetë: “Është pikërisht fuqia që ka një grup (dhe jo dobësia e tij), ajo që e bën atë një “kokë turku”. Ai citon si shembull armenët në Turqi, hebrenjtë në Gjermani, komunitetin etnik Tutsi në Ruanda, të pasurit dhe intelektualët në Kamboxhia.

Në të gjitha këto raste, ata ishin grupe të suksesshme (në aspektin ekonomik), që u zgjodhën fillimisht si “kokë turku” dhe më pas u vranë. “A zgjidhen këto grupe në çdo rast për shkak të dobësisë së tyre të perceptuar? Jo, është krejtësisht e kundërta: ato zgjidhen si “kokë turku” pikërisht sepse (shpesh në mënyrë të gabuar) perceptohen si të fuqishëm dhe me synime të këqija”.

Një mendësie e tillë është gjithashtu shprehje e zilisë. Një studim ndërkombëtar i kryer në 7 vende, i kryer si pjesë e projektit “The Rich in Public Opinion”, zbuloi se njerëzit që janë shumë të prirur ndaj zilisë sociale, kanë shumë më shumë gjasa sesa njerëzit jo ziliqarë që të bien dakord me deklarata e mëposhtme:“Ata që janë shumë të pasur dhe duan gjithnjë e më shumë pushtet, janë fajtorë për shumicën e problemeve më të mëdha që ekzistojnë sot në botë, si ato të një natyre ekonomike po ashtu edhe humanitare”.

Në Shtetet e Bashkuara, 57 për qind e të anketuarve që vuajnë nga një zili sociale e theksuar u pajtuan me këtë deklaratë, në kontrast të plotë me vetëm 12 për qind të atyre që nuk kanë zili. Prandaj, anti-kapitalizmi dhe paragjykimet kundër të pasurve janë të lidhura ngushtë me mendimin konspirativ dhe kërkimin e një “koke turku”, që nga ana tjetër është veçanërisht e rrënjosur në mesin e atyre që kanë zili suksesin e të tjerëve. / “Linkiesta” – Bota.al

Next Post
Ishte xheloz për fitimet e saj, burri vret bashkëshorten me thikë dhe i hedh trupin nga ballkoni

Ishte xheloz për fitimet e saj, burri vret bashkëshorten me thikë dhe i hedh trupin nga ballkoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In