• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse të pakënaqurit me qeverinë nuk gjejnë shpresë te PD”

by A R
30/04/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evidentimi dhe pranimi i gabimeve ishin një nga pikat kryesore të ligjërimit të Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD-së por për analistin dhe politologun Afrim Krasniqi, akti i kreut demokrat ishte formal.

Krasniqi: Personalisht pashë elementë të sotëm të cilët nuk kishin arritur dot të reflektonin gabimet e të kaluarës për të krijuar një imazh pozitiv për të ardhmen dhe atë që pretendohet të thuhet në ligjërimin politik. Dy tezat kryesore që përdorën, dera është e hapur kushdo le të vijë dhe e dyta që ne jemi tashmë funksionalë për shkak se po i bëjmë gjërat publike nuk vlen në një parti politike përsa kohë nuk kanë zgjedhje në të gjitha nivelet, nuk ka rifreskim, nuk ka përgjegjësi.

Krasniqi tha se ka shumë qytetarë të pa kënaqur me qeverisjen aktuale por opozita ka një hendek të madh në këtë kategori.

Krasniqi: Është një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të cilët janë të pa kënaqur me qeverisjen por që nuk janë afër opozitës sepse nuk shohin shpresë dhe besim dhe kjo është alternativa kryesore e një opozite. Nuk është të numërojë njerëzit që vinë në oborrin e saj, ose delegatët që i vinë me lista të përpunuara por është detyra e saj për tu bërë atraktive dhe për tu bërë e besueshme. Ky element i mungon terësisht opozitës.

Duke i krahasuar me skenat që ndodhën në forumet e PS-së në 2016, Krasniqi thekson se fishkëllimat nuk kanë vend gjatë artikulimit të zërave kritikë.

Krasniqi: Kur individë liberalë flasin dhe kritikojnë, dikush i fishkëllen nga salla dhe reagohet nga salla. Në një parti serioze jo vetëm që këto nuk ndodhin por në momentet që ndodhin merren masa dhe kthehet normaliteti dhe individë të tillë që shkelin rregullat etike dhe nuk tregojnë minimumin e kulturës politike imagjino se çfarë janë në gjendje të bëjnë nesër kur të kenë poste zyrtare.

Për Krasniqin, PD-së i mungon dukshëm sjellja e lidershipit pasi ish-drejtues dominojnë ende jetën e saj e cila ka nevojë për një garë të hapur dhe horizontale./OraNews

Next Post
Mediat pranë Bashës sulmojnë Elezin, demokratët e thjeshtë e mbështesin

Mediat pranë Bashës sulmojnë Elezin, demokratët e thjeshtë e mbështesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In