• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse të mos e prishim Durrësin, s’është me qytet arkeologjik?!

by Ben Andoni
15/02/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Durrësi nuk është më qytet mirëfilli arkeologjik ose më saktë rezulton një i tillë në letra dhe fare i zakonshëm. De jure ka statusin e një qyteti të njohur arkeologjik, ndoshta nga më të mëdhenjtë në përmendjen prej burimeve historike, veçse de facto ai e ka humbur prej kohësh këtë status prej masakrës urbane post’90.

Dërrma më e fundit, veç para tollovisë së këtyre ditëve, ka qenë zona zejtare në ish-lulishten “1 Maji”. E gërmuar jo shumë kohë më parë, ajo zbuloi një strukturë të tërë arkeologjike, ku falë gjetjeve u konkludua për punishtet antike të Durrahut të përpunimit të qelqit, terakotave, lëkurëve etj.

Aq e ruajtur ishte kjo lagje, saqë kush e ka parë do të dallonte ende shenjat që kishin vijëzuar gjurmët e qerreve të lashta, mjeteve të transportit të asaj kohe, bashkë me elementët e ndërtimeve të strukturave zejtare me parmakët, kanalizimet etj. Megjithë apelet, kërkesave që pronarët të kompensoheshin, pallati u ndërtua sipër saj dhe e gjithë kjo lagje, me hapësirë edhe më të madhe se Pompeu, mund të kundrohet tashmë poshtë tij. Hidhërimi nuk mbaron këtu, por te ata që e lejuan. E theksojmë këtë, pasi nga ajo që u verifikua më vonë, u pa se e gjithë politika shqiptare, qoftë nga krahu i majtë apo dhe i djathtë ishte pjesë e masakrës.

Ashtu si ndodh në Shqipëri kjo u harrua shpejt, sepse vendi i zhytur në lajme korrupsioni të përditshëm, në tollovi politike, por edhe në shumë e shumë pisllëqe të tjera e kaloi këtë me vellon e harresës. Media e shmangu shpejt, autoritetet nuk u ndien pasi brenda kësaj katrahure veç kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit (i mbështetur nga PS), ishte dhe ish-Ministri i Kulturës i qeverisjes së Partisë Demokratike.

Kohë më parë, tek ish-Pallati i princ Vidit u zbulua Porta e Artë, hyrja nga Adriatiku e Via Egnatia. Porta me tre hapësira, e cila shënonte fillimin e njërës prej rrugëve më të famshme të Antikitetit nga Durrësi në Konstandinopojë, ruhej ende në formë të mirë. Ashtu si bëheshin ndërtimet asokohe, porta kishte tre hapësira, në mes për mjetet dhe anash dy për kalimtarët, por edhe ajo u prish për t’u lënë vend ndërtimeve.

Për të thënë shteti ishte i vetmi fajtor, ngjan pas si budallallëk, sepse ishte makutëria e ndërtuesve në të dy rastet që fitoi, papërgjegjshmëria e pushtetit lokal dhe indiferenca e njerëzve bash të lodhur. As protestat e thata të Shoqërisë Civile, as premtimet e ministrave të Kulturës, nuk kanë arritur që Durrësin ta mbajnë në hapësirën e merituar të nderit ku i takon te Trashëgimia arkeologjike.

Një gjë e tillë po përcillet edhe këto ditë, por përballë qëndrojnë sërish protagonistë si më parë autoritetet lokale të Durrësit që me një projekt prej 6 milionë eurosh, duan të realizojnë një projekt të quajtur “Veliera” mu në zonën A të zonifikimit arkeologjik, ku me ligj është e ndaluar për të bërë ndërtim.

Para zërave të ndryshëm të orëve të fundit qoftë mediatikë por edhe institucionalë që lidhen me Shoqërinë Civile, kryebashkiaku i Durrësit, një nga personazhet më të përfolura të shkatërrimit të këtij qytetit, pothuaj s’i është përgjigjur asnjë pyetje. Qoftë kur është pyetur për studimin arkeologjik, më parë të zonës; punës së pamundshme në zonën A etj., ai është gjegjur në mënyrë të prerë: Është vendosur dhe do të bëhet!!!

E paimagjinueshme është arroganca ë këtij kryebashkiaku, kurse e imagjinueshme është se zyrtarët (fatkeqësisht jo vetëm ata nga Durrësi) nuk e duan qytetin arkeologjik. Po ta kishin të mundur dhe nuk është habi të ndërtojnë edhe mbi amfiteatrin. E s’është keq ta bëjnë që Durrësi edhe de facto, ta shuajë njëherë e mirë iluzionin se është qytet arkeologjik i shkallës së parë, pasi është një qytet që po e varros përfundimisht trashëgiminë e tij.

Mbase do ketë dikur një vrasje ndërgjegje të këtyre njerëzve që e katandisën kështu Durrësin, por atëherë do të jetë vonë e shumë vonë, sepse ky qytet e përsërisim s’është më realisht qytet arkeologjik. Durrësi u themelua në shekullin VII para Krishtit dhe mbahej si një nga qytetet më të zhvilluara të gjerdanit të qyteteve bregdetare të fundit të kohërave Arkaike dhe të fillimit të periudhës Klasike. Tani është një qytet betoni, i shëmtuar edhe gjithnjë e me pak objekte arkeologjike shtrirë aty-këtu, që s’është keq t’i prishim, për të kënaqur meskinitetin tonë dhe kinse modernizmin kitsch, për të cilin jemi vërtetë të zotët. (Javanews)

 

 

Next Post

Vlahutin: E dimë që nga ky moment e tutje, Reforma do hasë rezistencë dhe do nisin kërcënimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In