• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

by Ylli Pata
01/02/2025 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i anë ndalur fondet” në portalet e afërta që i drejtohen militantëve situate është edhe më e thëllë.

Aty dalin në video pensionistë e avokatë që ç’nuk thonë. Që Ambasada amerikane në Tiran është mbyllur nga Donald Trump. Është mbyllur, fiks kështu thuhet, i kanë vnë çelësin.

Dalin ca personazhe ë duken sikur dalin direkt nga kafja e lagjes apo shtëpia, ku gruaja i thotë dil pak të largoj punët.

Kanë kollae veshur, ca libra mbrapa e këpusin kumbulla pafund, si një i madh që dikur ishte drejtues i madh në RTSH e sot është një roje nate në një pension në një lagje jashtë Nju Jorkut.

Janë argëtuese nëse i sheh këto direkte që mbushin prej javësh hapësirën e atyre që quhet “Zona B”.

Sepse jemi në një fazë ku ka shumë pak media që afojnë palët, e më shumë media të palëve, ku polarizimi është i madh.

Shkurt, narativa ellektorale e Sali Berishës nuk është as se kush do të jetë ekii e program i tij, por që ai do ta rrëzojë SPAK dhe sorosianët në SHBA. Me logjikën që ngrejë sadopal stekën skandaloze të perceptimit të keq në publik që e ndjek prej vitesh tashmë.

E gjitha kjo ka një arsye. A mundet Sali Berisha të sjellë një shpresë që mund të jetë njeriu që do të sjellë ose ndërtojë një koalicion politik alternativ fitues ndaj Edi Ramës?

A mund të jetë Berisha një ndërtues i një opozite të re, e cila moralisht është më lart se mazhranca e Edi Ramës? A mund të jetë Sali Berisha, lideri që do të ndërtojë një ekip me një know how politik dhe professional që të kapë lidhjet me btën Perëndimore?

Deri tani, e sipas të gjitha gjasave nuk i intereson, pasi përndryshe e kishte bërë. Por a mundet që legjenat urbane për mbylljen e ambasadës amerikane në Tiranë apo bllokimin e SPAK të jenë të vërteta?

Ta nisim nga e dyta! SPAK është një institucion Kushtetues, që nëse Sali Berisha do ta rrëzojë, i duhet të marrë 94 vota në Kuvendin e 11 majit. Nëse siç bënë avokatët e tij politik që të heqin kompetencat e SPAK mbi krimet zgjedhore, do të duhet gjithashtu të ndryshojnë Kushtetutën.

Kur Adriatik Llalla ishte Kryeprokuror i Republikës, e kur SPAK nuk kishte lindur, një prokuror i afërt me Berishën nuk hapi dosjen për një akuzë opozitare, thjesht mori dy disqe përgjimesh që kishte përgatitur nga operatorët e tij për shkak të detyrësh dhe ja dha PD. Kjo e fundit e shpërndau ku deshi. Që është shpërdorim detyre.

Ja këtë do Sali Berisha me kërkesën me pazar të ri në Prokurorinë e Përgjithshme, që sin ë komisionet e numërimit, të ketë edhe prokurorët e tij q të ndjekin “krimet zgjedhore”. E si e ka natyrë t’i ketë edhe nga krahina e tij, si ai i disqeve, që dikush e shpall edhe martir…

Next Post
Tronditet Tirana! Krim i rëndë brenda familjes, babai vret me thikë djalin 37-vjeçar

Tronditet Tirana! Krim i rëndë brenda familjes, babai vret me thikë djalin 37-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

February 12, 2026
VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

February 12, 2026
Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In