• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse tani po dyshoj që përgjimet e Veliajt nuk i ka nxjerrë SPAK-u?

by Mero Baze
07/04/2025 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tani që shumica e përgjimeve me të cilat është ridënuar Erion Veliaj në Gjykatën e Apelit, janë bërë publike, nuk jam më i bindur se këtë gjë e ka bërë SPAK-u. Edhe pse është e çuditshme pse SPAK-u nuk po përpiqet të mbrojë ligjin dhe të veprojë meqë një material i klasifikuar është botuar, nëse shikon përmbajtjen e bisedave, kupton se i interesuari i parë dhe i fundit që ato të mos bëhen publike është vetë SPAK-u.

Siç e mbajmë mend, ditën që Erion Veliaj u ridënua në Apel, pati shumë lajme të infiltruar nga vetë prokurorët e SPAK, se Veliaj është kapur në përgjime kompromentuese, ka folur me gruan dhe vëllain duke dhënë udhëzime kriminale, dhe se faktet e rënda do ta “kalbin në burg”.

Në të vërtetë, gjyqtari duhet të gjykonte dosjen me të cilën ishte vendosur që Erion Veliaj të mbahej në burg më 10 shkurt, dhe jo të gjykonte veprimtarinë e Veliajt në qeli si “’rrugaç”. Ajo padyshim që duhet hetuar dhe gjykuar si vepër më vete, nëse është. Ai mund të shajë rojen e burgut apo drejtorin, madje mund te tentoj të vras gardianin, por kjo nuk është arsyeja pse ka shkuar në burg. Gjyqtari duhet të gjykonte a ka qenë e drejtë masa e arrestit më 10 shkurt apo jo, dhe jo çfarë ka bërë Veliaj më 15 shkurt, 20 shkurt apo 5 mars, duke folur me gruan dhe vëllain.

Ato – nëse janë vepra penale – shtohen si akuza të tjera. Por kjo është një histori e mbyllur dhe i takon Gjykatës së Lartë të vendosë.

Ajo që po debatojmë është përmbajtja e përgjimeve.

Siç duket qartë nga përmbajtja e tyre, kemi të bëjmë me një njeri të dëshpëruar në burg, i cili flet me telefonin zyrtar të burgut – për të cilin të gjithë e dinë që përgjohet – dhe flet për strategjinë e komunikimit me publikun. Nuk kanë ndonjë gjë për të fshehur. E drejta e një politikani të burgosur për t’u mbrojtur publikisht në media, qoftë edhe duke sulmuar prokurorët apo gjyqtarët e tij, është legjitime. Është hequr neni i agjitacion-propagandës që të dënohesh për fjalë. Nëse sulmet përbëjnë vepër penale, ka përsëri gjykatë.

Por nga përmbajtja, nuk ka asgjë që përbën vepër penale, dhe publikimi i tyre është një goditje e rëndë për SPAK-un dhe sidomos për dy prokurorët e çështjes Veliaj.

Për këtë arsye, e tërheq dyshimin tim se Olsi Dado apo Altin Dumani ia kanë dhënë këtë dosje portaleve gjobëvënëse. Madje po dyshoj se e kundërta është e vërtetë. Ose prokurorë të tjerë rivalë brenda SPAK-ut – meqë tashmë SPAK është bërë “çeta-çeta” – kanë infiltruar dosjen për ta bërë publike dhe për të dëmtuar dy prokurorët, ose Berisha me njerëzit e tij, duke bërë sikur do të dëmtojë Veliajn, në fakt ka siguruar dosjen për të shtuar armiqtë e Dumanit dhe Dados, dhe për të shtuar një arsye më shumë për akuzat e tij.

E vetmja gjë e pashpjegueshme është pse SPAK-u nuk e heton rrjedhjen e këtyre përgjimeve, meqë i shpalli “sekret”, pasi ato më shumë se këdo, dëmtojnë akuzën e dytë të SPAK ndaj Veliajt, pasi e nxjerrin atë si të dënuar për herë të dytë pa vendim gjykate.

Dhe kjo nuk i nderon ata. Të paktën të gjejnë kush po i turpëron në publik, përveç atyre që hiqen si zëdhënës të tyre.

Next Post
Partnerja vjen nga një familje e majtë, Këlliçi: Jam sulmuar edhe brenda PD-së, për Annën ka vendosur zemra

Çudit Belind Këlliçi: Non-grata e Berishës është hequr tashmë! Akoma nuk e dini ju?!

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Spakizmi, është një rrymë e re ideologjike e politike, e krijuar rishtaz në Shqipëri si vënd origjine, dhe po përhapet gradualisht në gjithë ballkanin ku thashethemi, intriga, stërkomçi, futja e gishtit në bythë të tjetrit, është këthyer në një rregull, që tashmë është njohur dhe çertifikuar nderkombëtarisht edhe nga perëndimoret.
    Në këto kushte, kur thua spakist, apo spak, ke thënë Sali Berishe, dhe kur thua Berishe, ke thënë Spak e spakistë, e njëjtë me poemën e Majakovskijt, që kur themi Lenini themi Partia, dhe kur themi partia themi Lenini.

    Reply
  2. Selmane Gollogovci says:
    2 years ago

    SPAK është këthyer në Drejtori Juridike, për të goditur Partinë Socialiste (sidomos tani në periudhë fushate zgjedhore) dhe Qeverinë e kësajë Partie.
    Detyrën kryesore, për të goditur krimet ndaj njerëzimit, nuk e cik me dorë fare, duke lënë 21 janarin me 4 të pushkatuar nga Sali Berisha, si një çëshrje të futur në frigorifer dhe Gërdecin, e ka futur “në tunele ere” për të marrë aromë baruti, përzier me aromën e 26 vrasjeve.
    Në vetvehte, ky SPAK, është një fasadë për Europën, që medemek po goditet korupsioni, por në fakt, është një hiç, është një nul, që,po përdoret politikisht nga Sali Berisha, të cilin SPAK, bën sikur e godet, por bë fakt po e lëpin dhe fërkon, duke e bërë Berisjën si Ai miku mashkullor që fryhet më shumë kur fërkohet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In