• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse sulmi terrorist i dha goditje të fortë përpjekjeve për pavarësinë e Katalonjës

by A R
18/08/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalonjës. Përpjekjet për pavarësi mund të marrin një goditje të fortë.

Një ditë para ngjarjeve pati kontrolle të pazakonta intensive të qarkullimit, në autostradën në drejtim të jugut. Ato po kalonte edhe spanjolli Cesar Martinez, së bashku me familjen: “Njësi të armatosura na ndaluan së bashku me veturën, në autostradën A7 pranë Malagas. Na trajtuan si kriminelë dhe patëm ndjesinë se ka ndodhur diçka e keqe. Por me sa duket ajo ndodhi vetëm një ditë më vonë.”

A dinin gjë njësitë e policisë? Deri tani kjo, si shumë gjëra të tjera është e paqartë. Për shembull identiteti i dorasit. Drejtuesi i automjetit mori arratinë. Në vend të tij u arrestuan dy të dyshuar të tjerë, një maroken 28 vjeçar dhe një person, që vjen nga eksklava spanjolle e Melilas – gjë që bën që të zhvendoset në fokus një aspekt tjetër: imigrimi që po rritet prej javësh nga Maroku në drejtim të bregdetit spanjoll dhe rritja e tensionit në eksklavat spanjolle Ceuta dhe Melila. Për shkak të veprimeve të ashpra të Libisë kundër refugjatëve, tani po shtohet presioni ndaj Marokut. Përditë qindra refugjatë mbërrijnë me varkat e tyre në Andaluzi, midis pushuesve.

Migrantë nga Maroku mbërrijnë në Tarifa, në jug të SpanjësMigrantë nga Maroku mbërrijnë në Tarifa, në jug të Spanjës

Shteti spanjoll tregohet i fuqishëm në Katalonjë

Ajo që duket qartë: Katalonja ka një problem sigurie. Gazeta katalanase “El Periodico” tërhoqi vëmendjen për këtë disa herë që vitin e kaluar. Ky rajon autonom, ka ashtu si Vendi i Baskëve një polici të vetën, “Mossos d’Esquadra”, shkurt “Mossos”. Ata kanë edhe një njësi të vetën antiterroriste, e cila, në teori, drejtohet nga Madridi. Prej muajsh, sipas medieve, ata nuk i respektojnë më udhëzimet e kryeqytetit spanjoll. Prandaj shumë shohin në atentat para së gjithash një gjë: Pa Spanjën, Katalonja është e pasigurtë. Ky është edhe lajmi, që zëdhënësi spanjoll  i partisë PP në pushtet, Rafael Hernando, përcolli sot në televizion:”Tani ne kemi nevojë për përvojat e shtetit spanjoll në luftë kundër terrorizmit”.

Këto pohime përmbajnë një lajm të dyfishtë: “Mos kini frikë, ne do t’ju ndihmojmë” dhe “Katalanjës i duhet Spanja”. Në 11 shtator zhvillohet Diada, “festa kombëtare” e katalanëve dhe në 1 tetor do të organizohej referendumi për pavarësinë – i dyti në historinë e Katalonjës. Në bazë të kushtetutës spanjolle ai është ilegal dhe që herën e parë çoi në arrestim politikanësh të atjeshëm.

Porti i BarcelonësPorti i Barcelonës

Me atentatin bëhet politikë

Mbi kokat e të vdekurve dhe të të plagosurve nis tani një luftë e egër e njësive policore, se kush e mban përgjegjësinë që ndodhi atentati dhe kush duhet t’i drejtojë hetimet. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e shfrytëzoi momentin të enjten në darkë dhe shkoi në Barcelonë, ku  bëri thirrje për unitet kombëtar. Ai nuk kishte me vete një plan B për pavarësinë e synuar të katalanasve, por tani  mund të llogarisë se përpjekjet për pavarësi të qeverisë rajonale, përballë përmasave të atentatit, hë për hë do të ndërpriten, sepse katalanasit kanë shqetësime krejt të tjera.

Rajoy dëshmon se ka instinkt politik dhe ka bërë të ditur se njësia kombëtare antiterror – për shkak të historisë së luftës për liri të Eta-s baske, njësia më e madhe në Evropë – do të koordinojë hetimet dhe masat e tjera të sigurisë. “Kemi fituar shumë luftëra kundër terrorizmit, edhe këtë ne spanjollët do ta fitojmë”, tha Rajoy. Deri tani “Mossos” nuk kanë reaguar./DW/a.m.

Next Post
DROGA NE KURBIN/ Skema si FNSH monitoronte nga mali trafikantët e drogës

Sulmet në Barcelonë, antiterrori shërbime të përforcuara në zonat turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In