• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse SPAK duhet të sqarojë identitetin e Ilir Metës para hetimit të tij

by Mero Baze
01/08/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ish presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të gjendet para veprës penale të falsifikimit të identitetit të tij. Është fjala për përdrimin e tij në kohë të ndryshme të dy emrave të tij, Ilir Meta dhe Ilir Metaj. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lart të vitit 2012, ku Ilir Meta ishte i pandehur, ai është identifikuar hetuar dhe gjykuar me emrin Ilir Meta. Në një proces gjyqësor, ku ti deklaron identitetin tënd, ai verifikohet dhe me dokument ndihmës siç mund të ketë qenë një pasaportë ose Karta e Identitetit.

Pse SPAK duhet të sqaroj identitetin e Ilir Metës para hetimit të
Normalisht i bie që Ilir Meta tu ketë paraqitur gjyqtarëve të Gjykatës pasaportën e tij me emrin Ilir Meta.
Deri më tanii nuk rezulton ndonjë vendim për ndryshimin e emrit të tij dhe pasaporta diplomatike që ai ka paraqitur mund të jetë prodhuar sipas të dhënave që ai ka vetdeklaruar  në cilësinë e kryeministrit apo deputetit në vitet 90 kur nuk ishte shumë rregulla strikt për këtë çështje. Një skandal i tillë është bërë dhe me Fatmir Mediun i cili është pajisur për një periudhë të gjatë me një pasaportë diplomatike me emrin Fatmir Medihoxha ngaqë ishte në kërkim nga drejtësia italiane. Të njëjtën gjë mund ta ketë bërë dhe Ilir Meta të cilin e përndiqte e shkuara e tij.
Por këtu problemi rëndohet nga ana juridike, pasi Ilir Meta ka firmosur dekrete dhe vendime të rëndësishme me këtë emër dhe ato mund të kthen në “nul” nëse ai nuk ka qenë emri zyrtar i tij. Nuk e kam fjalën që shkojnë dëm mijëra dekorata, por vendime të rëndësishme të shtetit shqiptar, pasi personi në fjalë ka qenë kryeministër, kryetar kuvendi, dhe president me këtë emër.
Kjo na bën të besojmë se ai ka pasur një dokument zyrtar me emrin Ilir Meta por që e ka pasur të paligjshëm. Dhe kjo e penalizon. Prokuroria duhet të hetoj për këtë regjistrin e gjendjes civile dhe të marrë kopje të dokumenteve të identifikimit që ky ka paraqitur me emrin ilir Meta, kur ka kandiduar për deputet apo kur ka filluar punë në institucionet më të larta të vendit, kudo ku i ka përdorur ato.
Në këtë situatë, nëse ai e ka pasur këtë identitet të rregullt, pra e ka ndryshuar emrin nga Ilir Meta në Ilir Metaj, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit pasi nuk e ka deklaruar në formularë ndryshimin emrit, ndërkohë që pas vitit 2015 ka bërë plotësime formularësh me mbiemrin Metaj.
Por më e rënda do të jetë nëse ky ka përdorur mjet tjetër identifikues  (me mbiemër Meta), që gjendet nëpër institucione ku ka drejtuar dhe ndërkohë nuk ka një kërkesë të tij plus vendim të organit kompetent për ndryshimin e mbiemrit. Atëherë situata e tij është edhe më e rëndë sepse i bie që ka krijuar dhe përdorur mjet identifikues të falsifikuar.
Ne e kuptojmë hallin e tij real që ka të bëj me problemin e së shkuarës së tij, por në këtë gjendje që është ai duhet të sqarojë se kë ligj ka shkelur, ligjin e dekriminalizmit duke mos deklaruar dy identitetet e tij, apo ligjin e falsfikimit të dokumenteve zyrtare, duke përdorur një identitet të rremë. Se në shtet nuk vlejnë pseudonimet e sigurimit. Ato janë vetëm për operativin.
Për më tepër që SPAK ka një dosje nën hetim për të dhe familjen e tij dhe nuk jemi të qartë nëse po e heton si Ilir Meta apo Ilir Metaj. Se mund të ndodh, që pasi të mbaroj hetimi dhe të konstatohet se Ilir Meta ka marrë financime të dyshimta nga një veprimtari korruptive që lidhet me një familjar të tij, ai mund të thotë “më falni por jam Ilir Metaj”. Kështu që SPAK, e ka që e ka në dorë atë dosjen, le të merret me themel dhe me vërtetimin e identitetit të tij. Që të mos shpëtoj për ndonjë gërmë në fund dhe në fund të thuhet që Ilir Met anuk egziston. Sic u tha për videon me zë dhe figurë.

Next Post
Aksidenti i rëndë/ BMW-ja përfundon brenda gjykatës së Dibrës, lëndohet punonjësi i sigurimit

Aksidenti i rëndë/ BMW-ja përfundon brenda gjykatës së Dibrës, lëndohet punonjësi i sigurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In