• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

by A R
22/07/2026 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë. Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare përdoret për blerjen e ushqimeve.

Pesha e lartë e shpenzimeve për ushqime tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për nevojat bazë. Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një peshë shumë më të vogël në buxhetin familjar, pasi familjeve u mbeten më shumë të ardhura për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.

Çfarë mat ky tregues?

Të dhënat janë pjesë e bazës statistikore të Eurostat mbi barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit.

Treguesi i përdorur në këtë rast është “shpenzimi nominal si përqindje e PBB-së”, i cili mat vlerën totale të shpenzimeve për ushqime në një vend në raport me madhësinë e ekonomisë së tij.

Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzime për ushqime sa 20.4% e PBB-së.

Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.

Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.

Europa shpenzon shumë më pak për ushqime

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.

Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte më shumë se tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.

Edhe krahasuar me vendet me të ardhurat më të ulëta të BE-së, Shqipëria kishte një peshë dukshëm më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.

Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4% dhe në Poloni 9%.

Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.

Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.

Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%.

Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.

Çmimet e ushqimeve janë më të larta se mesatarja e BE-së sipas fuqisë blerëse

Një nga faktorët që rrit barrën financiare të familjeve për ushqime janë çmimet e larta në raport me të ardhurat.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se, në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u bënë për herë të parë rreth 3% më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian. Ato janë rritur me ritme të shpejta, nga 85% e mesatares së BE-së në vitin 2022, në 99.6% në vitin 2024, për të arritur në 102.9% në vitin 2025.

E thënë ndryshe, një shportë ushqimore që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse. Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane, rreth 48%, sipas treguesit të konsumit individual për frymë.

Shqipëria rezulton gjithashtu vendi më i shtrenjtë në rajon për ushqimet. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022. Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë pothuajse të njëjtin nivel çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Për Kosovën nuk ka të dhëna.

Rreth 5 miliardë euro në vit shpenzohen për ushqime

Në terma nominalë, shpenzimet për ushqime në Shqipëri arrijnë në rreth 5 miliardë euro në vit, ose afërsisht një të pestën e ekonomisë së vendit.

Sipas Eurostat, çdo shqiptar shpenzoi mesatarisht 2,349 euro për ushqime gjatë vitit 2025, një shifër e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian prej 2,576 eurosh.

Në rajon, Shqipëria tejkalohet vetëm nga Mali i Zi, ku shpenzimet mesatare për frymë arrijnë në 2,613 euro, ndërkohë që pagat janë rreth 40% më të larta se në Shqipëri.

Më pak për ushqime shpenzojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut (1,666 euro), Bosnjë dhe Hercegovinës (1,620 euro) dhe Serbisë (1,735 euro).

/Marrë nga Monitor

Next Post
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

September 16, 2026
Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

September 16, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Emërimi i prokurorit Ols Dados përfundon në Apelin Administrativ, hidhet shorti për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj!

September 16, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

September 16, 2026
Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu! (VIDEO)

Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu! (VIDEO)

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com