• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shqiptarët qeshin sot me deklaratat e Bashës

by Flogert Muça
24/02/2017 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

“Shpojani gomat, thyeni dritare, atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni e luftoni. Ngrini grushtin lart ndaj cdo pushtetari”. Nuk janë fjalë të thëna nga goja e Berishës dhe pse janë mendësia dhe filozofia e e tij fund e krye.

Sot kryetari ‘de jure’ i PD-së, Lulzim Basha, ka degjeneruar në shesh duke bërë thirrje për destabilitet. Një gjuhë e cila nuk befasoi askënd pasi të gjithë e dinin dhe e dinë se në PD nuk ka ndryshuar asgjë që pas humbjes së saj në 2013 dhe 2015. Sepse sa të jetë Sali Berisha gjallë, ajo parti është e destinuar të jetë nën thundrat e tij. Kukulla Basha (pavarsisht fytyrës fëminore që ka), mbart me vete të njëjtën psikologji dhune si e Berishës. Por, një gjë është e sigurtë, askush nuk e merr seriozisht.

Mbaj mend që në 2013 shpërtheu një humor i pazakontë kundrejt doktorit. Ishte si lojë ndaj tij, ku të gjithë e trajtonin si të shkarë. E trajtonin si lolo, se kishte frikë askush më pavarsisht horroreve që i kishte bërë populit në vitet e tij të stërgjata të pushtetit. E trajtonin si të shkurën e vendit pasi psikologjia e tij e dhunës ishte përfundimisht e papranueshme. Deklaratat e tij shiheshin si dëshmi e dështimit dhe marrjes fund të tij. U bë hore, u bë gaz i botës me deklarata e tij që ishin të natyrave të ndryshme populiste. Nuk e asocionte më askush si kryeministër por si një i pandehur që pas humbjes së pushtetit do përballet me drejtësinë. Kaq e kishte doktori. Që nga ajo ditë ai ka bërë e po bën çmos që të pengojë reformën në drejtësi.

Ndërsa në partinë e tij ai është akoma diktatori që fjalën e tij së bën dot njëri dysh. I pari ushtar është Basha i cili është kukulla që shitet në tregun politik si kryetari formal. Është qesharake, pasi u bënë 3 vjet që Berisha po përpiqet t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se Basha është kryetar i PD-së. Askush se beson. Në partinë e tij as që e merr mundinim t’iu thotë se kush është kryetari.

Por, tragjikja e PD-së është se askush nuk i merr më seriozisht. Thirrjet për luftë të Bashës janë objekt humori më shumë se deklarata që merren seriozisht. Nuk merren si të tilla as nga anëtarët e PD, jo më nga populli i cili si në 2013-ën sot tallet me deklaratat e tij duke i trajtuar si dëshmi të dështimit të tij të radhës. Një gjë sot ai e bëri. Ju tha demokratëve se është edhe ai si Berisha. Këtë e bëri me zërin e tij por me fjalorin e Berishës, por që deklaratat e tij nuk ngjallin asnjë reagim tjetër veç përqeshjes popullore. Tregoi edhe njëherë se ai është e shkuara.

Ankthi i tij duroi 6 ditë, sot shpërtheu dhe se mbajti dot më mllefin ndaj qytetarëve që kanë 6 ditë që tallen me të duke mos i dhënë mbështetje e përkundrazi, duke u tallur me çadrën qesharake të dominove, shahut, alkolit e picave.

Fjalët e dhunshme të Bashës sot nuk ishin ndaj qeverisë, ishin një shpërthim nga mungesa e mbështetjes ndaj tij dhe kauzës së tij personale për tu bërë kryeministër në tavolinë. Aq qesharake ka qenë kërkesa e tij këtë radhë (pa kauzë) saqë mospërfillja ndaj tij ka kaluar caqet duke e bërë atë të shpërfytyrohej në atë mënyrë e kërcënuar me atë gjuhë. Dhe pas gjithë kësaj, opinioni publik qeshi me të, siç qeshi dhe ndaj Berishës në 2013.

Kjo lloj politike e së shkuarës, e cila kthen në para 2013 është një mendësi të cilës populli i dha përgjigje në 2013. Basha po tenton që me të njëjtën formulë të nxjerrë përfundim të ndryshëm. Një gafë që e ka bërë atë edhe më qesharak se Berishën në 2013.

Sot Basha me deklaratat e tij i ka bërë zemrën mal doktorit (i cili në 2013 rrinte me antiplumb sepse i kishin mbushur mendjen se askush nuk mund ta mundtte në zgjedhje), i cili me nostalgji ka kujtuar kohët e tij kur thyente xhama e hynte me tang në kryeministri, ndërkohë që nuk vritej asnjë person. Por aksidentalisht Basha me ato deklarata i ka rikujtuar popullit se mendësia e tyre është dhuna. Nga 1997, 1998, Gërdec, 21 janar, rrahjet e miltantëve në Durrës e Kavajë para pak javësh, janë treguesit se si filozofia e PD është dhuna. Por që fatmirësisht që nga qershori i 2013 askush nuk e qas më, përkundrazi, i trajtojnë si qesharakë. /Lexo.al

Next Post
Faksimile/ Basha: Thoma Gëllçi hoqi nga puna protestuesen, reagon kreu i RTSH: Gënjeshtër, ja e vërteta

Faksimile/ Basha: Thoma Gëllçi hoqi nga puna protestuesen, reagon kreu i RTSH: Gënjeshtër, ja e vërteta

Comments 1

  1. Ismet Balaj says:
    10 years ago

    Mendoj se duhet marre seriozisht. Nuk eshte e vertete se shqiptarwt qeshen me deklaratat e Bashes. Thirrjet e tij, duke pasur si pretekst nje “te pushuar nga puna ne TVSH”, nxitin per anarki, kaos dhe shfrim urrejtjeje te pa menduara qe sjellin pasoja negative per shoqerine dhe perspektiven europiane te Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In