• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shqiptarët kanë kaq mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale?

by Kreshnik Spahiu
02/04/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur kishim 4 politikanë.

Pasi u krijua Facebook-u kemi 4 milionë.

Rrjetet sociale janë shndërruar në një karaoke politike, sociale, historike, artistike etj.

Aq aktivë janë populli në rrjetet sociale sa jemi shndërruar i vetmi vend në planet ku:

“Populli merret me politikë dhe politikanët merren me biznes”

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe përkundrazi, është mirë që populli kritikon. Madje shpesh lexon analiza më të logjikshme nga populli sesa nga Ilir Meta, i cili s’ka shkruar asnjë analizë në jetën e tij dhe vërtitet në media me një fjalor mediokër ku maksimumi artikulon vetëm 200 fjalë.

Gjithsesi problematika qëndron tjetër kund.

Shqiptarët po kalojnë një lajthitje kolektive dhe pasioni patologjik për Facebook, Tik-Tok, Instagram etj.

– Provoni të kritikoni një kryetar partie dhe do hyni në gjakmarrje me gjysmën e ndjekësve të tij.

– Provoni të kritikoni një parti dhe do sulmoheni nga gjysma e “miqve” sikur ju ka sharë nënën dhe motrën.

– Provoni të kritikoni Ronaldon apo Messin dhe do merrni mallkime të përjetshme

– Provoni të shkruani një mesazh kundër Luizit apo Kiarës dhe do merrni dhjetëra kërcënime me vdekje.

Lista është aq e gjatë sa njerëzit vetëm shajnë dhe ofendojnë çdo kënd.

– Pesimizëm apo depresion?

– Zhgënjim apo mungesë shprese?

– Mungesë shkollimi apo edukatë familjare?

– Origjinë provinciale apo gjenetikë kombëtarë?

– Injorancë apo ligësi?

Të gjitha ndoshta nga pak, por kjo s’ka rëndësi.

Ajo çfarë mund të nënvizojmë është që ky mllef i shqiptarëve është i paparë në gjithë Europën.

Asnjë komb europian nuk rebelohet me veten në rrjetet sociale.

Banaliteti shqiptarë është universal.

99% e komentuesve shajnë çdo kënd pa harruar se janë vetë pjesë e këtij populli.

Ata vjellin vrerë ndaj çdo kujt si të korruptuar, te inkriminuar apo imoral. Ata shajnë çdo kënd:

– politikanët kanë vjedhur

– gjyqtarët janë korruptuar

– policët janë inkriminuar

– doganierët janë hajdutë

– tatimorët janë mashtrues

– mësuesit marrin ryshfete

– mjekët grabisin pacientët

Sipas komentuesve çdo kush që punon vjedh.

Sipas tyre vetëm ata që janë pa punë janë të “pastër”. Me këtë logjikë i bie që ata që janë të pa korruptuar janë të ndershëm vetëm se nuk i është dhënë mundësia të ishin në një “karrige”.

Por kjo është gjysma e të keqes.

Me shqiptarët armiqësohesh po kritikove Ronaldon, Luizin, Berishën, Kiarën, Messin, Foltoren, Edi Ramën.

Aq me fanatizëm i mbrojnë sa po guxuat të shkruani mund humbisni edhe miq që i keni 30 vjet që nga fëmijëria.

Shajnë, ofendojnë, mallkojnë.

Lexoni komentet pas çdo lajmi kur flitet për art, kulturë, sport, shëndetësi, politike. Të gjitha shoqërohen me mijëra komente banale.

Të gjithë shpalosin fjalorin dhe çmendurinë e tyre nga ora 7 e mëngjesit deri 3 të natës sepse këto kohë edhe gjumin e kanë në një orë me Luizin duke demonstruar sa larg nga qytetërimi europian jemi.

Shqiptarët heshtin për çmimet, papunësinë, eksodin, varfërinë dhe “lehin” si qen 24 orë për “idhujt” apo “demonët” e ekranit.

Ata kanë heronjtë dhe armiqtë e tyre sureal, që i kanë krijuar nga media apo rrejtët sociale.

Ndërkohë 3 milion francezë për pensionet po djegin Parisin, ndërsa në Shqipëri 3 milion shqiptar po digjen për Luizin.

Next Post
Luizi ka shfaqur shenja xhelozie për Kiarën pas rikthimit në shtëpi: Kush ta ka blerë byzylykun?

Luizi ka shfaqur shenja xhelozie për Kiarën pas rikthimit në shtëpi: Kush ta ka blerë byzylykun?

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Je i vonuar për këtë analizë o Nik Spahi, mbasi para teje, ore po shumë para teje, të paktën që nga Konica po them përshembull, kanë thënë “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”…..
    Këta jemi ne shqiptaret o Nik, nga ku edhe ti ke dalë, e mo na jep mënd andej nga je. Po je ai burrë që broçkullis, hajde jeto e puno në vendin tënd, e mos na jep mëndje si puna e pordhi kali në derë të hanit.
    Atë punë, e dijmë vetë. Se kë shajmë, se kë duam, se kë akuzojmë si të korruptuar e hajdut, atë e dijmë vetë ne, pa pyetur për “të jashtëm” mëndjelli si puna e jote.
    Ore të të pyes njëherë, pse nuku martohesh ti o Kreshnik Spahiu ? Çfarë preferenca seksuale ke ti ? A je për lidhje burrë – grua, apo për lidhje burrë – burrë ? Hë si thua ?
    Dhe pastaj, na thua se si jemi ne, kë shajmë e kë duam.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In