• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse shkoni në Shqipëri, është e rrezikshme”, çifti nga Austria ‘shpalos’ eksperiencën e bukur 12-vjeçare në vendin tonë

by
17/04/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12 vite më parë një çift nga Austria erdhi për herë të parë me pushime në Shqipëri me pasigurinë se me çfarë do të përballeshin. Prej asaj kohe ata rikthehen çdo vit dhe qëndrojnë disa muaj në brigjet e Ksamilit.

Friederike dhe Wilhelm Neuhold nga Austria erdhën për herë të parë në Ksamil 12 vite më parë.

Që atëherë ata janë rikthyer vazhdimisht në qytezën buzë Jonit, ku tashmë qëndrojnë më gjatë.

“Ksamili më pëlqen, njerëzit janë të sjellshëm. Të gjithë na kanë ndihmuar me çdo problem që kemi pasur.”

“Kemi ardhur që prej qershorit të vitit që shkoi dhe jemi ende këtu.”

Kujtojnë se kur miqve u thanë se do të shkonin për një vit në Shqipëri, e morën për ide të rrezikshme.

Sot duket se kanë ndryshuar mendje.

Disa prej tyre i kanë vizituar në Ksamil.

“Shumë njerëz na thonë pse shkoni atje, është e rrezikshme!Unë u them që nuk është fare e rrezikshme, njerëzit janë miqësore dhe nuk ka pobleme”.

“Dy vajzat tona me fëmijët e tyre të vegjël kanë ardhur dhe na kanë vizituar këtu.”

Wilhelm thotë se është dashuruar me klimën dhe bukuritë e Ksamilit.

Nuk kupton se përse ka turizëm vetëm tre muaj.

“Koha më e bukur është nga prilli deri në qershor. Në verë është vapë, ndërsa në shtator-tetor është sërish bukur. Sezoni duhet të jetë më i gjatë. Duhet të zgjasë nga marsi deri në nëntor”.

Shëtitjet buzë detit, noti, miqtë e rinj shqiptar përbëjnë përditshmërinë për çiftin austriak.

Rrugët me gropa dhe mungesa e ujit të pijshëm janë të papranueshme për ta.

“Infrastruktura është problem, kudo ka gropa. Në ditët me shi rruga mbulohet nga uji.”

Teksa nuk mungojnë udhëtimet brënda Shqipërisë, nga të cilët ata veçojnë Korçën.

“Nuk blejmë shtëpi, pasi dua të lëvizim, të shikojmë zona të ndryshme. Vendi më i bukur është Korça. Ishte shumë interesante dhe i ndryshëm nga qytetet buzë detit.

Frederike 75 vjeçe dhe Wihlem 78 do të largohen nga Ksamili në maj, atëherë kur turistët shtohen.

/b.h

Next Post
Vdes gjatë luftës edhe një tjetër gjeneral i Kremlinit, sa janë humbjet në radhët e ushtrisë ruse

Vdes gjatë luftës edhe një tjetër gjeneral i Kremlinit, sa janë humbjet në radhët e ushtrisë ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

August 27, 2026
DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com